Lajme
Kongresi certifikon Bidenin, konfirmohet president i ri i SHBA-së

Mediat amerikane shkruajnë se Joe Biden është konfirmuar si president i ri i SHBA-së. Certifikimi i votave elektorale është bërë në orët e hershme të së enjtes në Kongres nga Dhomat e Përfaqësuesve dhe Senati, me vonesa që erdhën si pasojë e trazirave në Kongres, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se Bidenit i janë certifikuar 306 vota elektorale, karshi 232 sa i janë certifikuar Donald Trumpit.
Nga ana tjetër, Kamala Harris është konfirmuar zëvendëspresidente nga Kongresi.
Gjatë të mërkurës protestuesit pro-Trump u futën në godinën e Kongresit në Washington, ndërsa në këto trazira janë regjistruar katër të vdekur, prej tyre një që ka marrë plagë në gjoks me armë zjarri. Janë arrestuar 52 persona, ndërsa janë regjistruar disa të lënduar nga radhët e forcave të rendit.
Procesi u vonua edhe pas ankesës së republikanëve ndaj rezultatit zgjedhor në Pennsylvania, ku fitues është Joe Biden.
Bideni 78-vjeçar është presidenti i 46-të i SHBA-së. Ai i ka fituar zgjedhjet në SHBA të mbajtura më 3 nëntor, ndonëse Donald Trump vazhdimisht i ka kundërshtuar rezultatet, duke aluduar në mashtrime në vota dhe vjedhje të fitores së tij.
Biden, pas sulmit kishte bërë thirrje për qetësi dhe kishte thënë se demokracia e SHBA-së është nën sulm të paprecedent. Ai kërkoi nga Trump që t’u adresohet protestuesve dhe t’u thotë të shpërndahen.
Inaugurimi i Bidenit do të bëhet më 20 janar.
Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve refuzon kundërshtimin e republikanëve ndaj rezultatit zgjedhor në Pennsylvania.
Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për ta hedhur poshtë refuzimin e kundërshtimit të kongresistëve republikanë dhe disa prej senatorëve republikanë, ndaj certifikimit të rezultatit zgjedhor në Pennsylvania, ku Joe Biden ka fituar.
Në Dhomën e Përfaqësuesve u votua 282:138 kundër kërkesës së republikanëve që të mos certifikohet rezultati zgjedhor në Pennsylvania.
Në Senat po ashtu u refuzua me 92:7.
Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati tash do të vazhdojnë seancën e përbashkët për të numëruar dhe certifikuar votat e mbetura të kolegjit elektoral. Ka mbetur edhe 12 shtete për t’u certifikuar. Joe Biden po kryeson me vota të certifikuara, 244:157 dhe po pritet të certifikohet fitorja e tij.
E-Diaspora
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve Rekomandoj kontrolle të rregullta të fëmijëve, gjithsesi para hyrjes në shkollë. Shumë sëmundje mund të shërohen...
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri