Integrimi
Konfiskohen rreth 100 kilogramë heroinë
Autoritetet e Cyrihut kanë shkatërruar një bandë shqiptare të trafikimit të lëndëve narkotike, duke konfiskuar 96,5 kilogramë heroinë.
Sipas të përditshmes “Tagesanzeiger”, duke iu referuar një komunikate të prokurorisë kantonale, autoritetet e Cyrihut kanë arritur të konfiskojnë sasinë më të madhe të heroinës deri më sot, në Kantonin e Cyrihut. Vlera e shitjes e kësaj lënde është llogaritur në 12 deri 16 milionë franga zvicerane.
Banda ishte hetuar që nga viti 2009, duke vazhduar gjatë vitit të kaluar, me ç‘rast trafikantët ishin ballfaquar me drejtësinë zvicerane. Në ditët në vijim priten arrestime të tjera të grupit. Në krye të grupit ka qenë një shqiptar 30-vjeçar, i cili tashmë pret të përballet me drejtësinë.
“Lënda narkotike ishte fshehur në disa bunkerë të drogës në një garazh në Regendorf dhe në një tjetër garazh në Cyrih, e paketuar në disa kuti sportive”, ka deklaruar Christian Meier nga prokuroria e Cyrihut.
Për një vit të plotë, prokuroria e kishte mbajtur sekret zbulimin e drogës, në mënyrë që t’i vazhdojë hetimet e mëtutjeshme për ndriçimin e plotë të rastit.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












