Kosova
Konfiskohen afro 7 mijë euro të falsifikuara në 24 orët e fundit në Kosovë
Muajt e fundit është raportuar për shtim masiv të parave false në tregun e Kosovës. Dy raste të falsifikimit të parave janë raportuar vetëm në raportin 24 orësh të Policisë, përcjell albinfo.ch.
Sasia e parave të falsifikuara që janë konfiskuar në 24 orët e fundit arrin shifrën gati 7 mijë euro.
Ato janë konfiskuar pas raportimit në dy raste të ndryshme, njëri në Graçanicë e tjetri në Fushë-Kosovë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 6590 euro është raportuar se janë deponuar në një bankë në Preoc të Graçanicës.
“Preoc, Graqanicë, 27.12.2023-09:20. Dy ankuese femra kosovare-zyrtare të bankës, kanë raportuar se kohët e fundit, nga klientë të ndryshëm janë deponuar monedha metalike, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsej 3295 x 2€ në vlerë 6590 €, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërkohë që në Fushë-Kosovë, gjithashtu në një bankë janë deponuar 364 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
“Te-Rrethi, Fushë-Kosovë, 11.12.2023. Me 27.12.2023 ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 € monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.
Kujtojmë se ditë më parë nga Prokuroria Speciale është identifikuar grupi që fuste 2 eurot false në Kosovë, ku 6 persona janë kapur në flagrancë.
Tre nga personat e dyshuar janë shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe tre të tjerë shtetas të Kosovës. Nga ky operacion ishin sekuestruar thasë me nga 2 euro metalike në vlerë prej tetëdhjetë e pesëmijë e dhjetë (85.010.00) euro, të cilat dyshohen se ishin të falsifikuara.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














