Kosova
Konfiskohen 9 mijë e 970 franga metalike
(E Plotësuar) Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të një operacioni policor, më 25.10.2018, në rrugën Prishtine –Ferizaj, në hyrje te Prishtinës, ka ndaluar një veture të dyshuar me targa vendore, në të cilën ishin katër persona.
Personat e dyshuar të cilët janë arrestuar janë, R.S, A.S, Y.B dhe M.F.
Gjatë kontrollit të veturës është gjetur një thes me monedha metalike, monedha prej 5 franga zvicerane – metalike dhe monedha prej 2 (euro– metalike. Të njëjtat janë sekuestruar përkohësisht nën dyshimin se janë të falsifikuara.
Sasia e monedhave të sekuestruara është 1994 monedha nga 5 CHF, ku vlera nominale është 9970 franga zvicerane, 8 monedha nga 2 EURO, ku vlera nominale është 16 euro dhe vetura e përdorur në rast.
Policia, me urdhër të Gjykatësit të Procedurës Paraprake-Gjykata Themelore Prishtinë, ka kontrolluar 4 lokacione ku janë gjetur dy armë.
Me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore Prishtinë, katër të dyshuar, janë ndaluar për 48 orë në mbajtje.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë












