Kosova
Konfirmohet nga Stoltenberg: Po e shqyrtojmë “praninë e qëndrueshme” në Kosovë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka konfirmuar sot se në Samitin e Madh të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare që mbahet nesër dhe pasnesër, një nga temat kryesore të diskutimit do të jetë situata e sigurisë në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Bruksel u shpreh se “kemi parë dhunë serioze në veri të Kosovës, retorikë ndarëse e shkëputëse në Bosnjë e Hercegovinë dhe tentime malinje të ndërhyrjeve, përfshirë ato nga Rusia”, teksa përmendi për një prani më madhore të NATO-s në Kosovë.
“Bashkë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, ne do të diskutojmë mënyrat që të rrisim stabilitetin në rajon. NATO-ja tashmë ka shtuar 1000 trupa në Kosovë. Dhe ne jemi duke ekzaminuar një prani më të qëndrueshme në Kosovë”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, ai i bëri thirrje Kosovës e Serbisë që menjëherë t’i kthehen dialogut që udhëhiqet nga Bashkimi Evropian.
“Beogradi dhe Prishtina duhet të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Stabiliteti varet nga të gjitha palët që zgjedhin dialogun dhe diplomacinë, në vend të konfliktit dhe kaosit”, ka thënë tutje ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












