Futboll
Konfirmohet miqësorja Shqipëri-Kosovë në Zvicër
Ndeshja Shqipëri-Kosovë është paraparë të zhvillohet më 29 maj në Zvicër
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka konfirmuar se është arritur marrëveshja me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për zhvillimin e ndeshjes miqësore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndeshja Shqipëri-Kosovë është paraparë të zhvillohet më 29 maj në Zvicër. Në Federatën Shqiptare të Futbollit ende nuk e kanë bërë këtë publike. FSHF-ja është organizatore e ndeshjes. Para Kosovës, Shqipëria do të përballet me Ukrainën po në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
“Me Federatën Shqiptare të Futbollit kemi arritur marrëveshje për zhvillimin e ndeshjes miqësore më 29 maj. Por, ka mbetur të shihet nëse Federata Zvicerane e Futbollit do t’i japë leje Federatës Shqiptare të Futbollit të bëjë organizimin e ndeshjes dhe për stadiumin se ku do të zhvillohet ndeshja. Nëse merr leje, atëherë ndeshja do të zhvillohet”, ka thënë Vokrri të enjten për gazetën.
Kosova kundër Shqipërisë ka luajtur në tri raste, 1993, 2002 dhe në vitin 2015. Dy të parat i ka humbur 3:1, përkatësisht 1:0, kurse në ndeshjen e tretë në Prishtinë barazoi 2:2.
Edhe përzgjedhësi zviceran i Kosovës, Bernard Challandes, e mirëpret përballjen kundër Shqipërisë. “Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer dhe e mirëseardhur për ne”, ka thënë Challandes.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











