Lajme
Konfirmohet, edhe një shqiptar tjetër me koronavirus
Pas shqiptarit të parë të konfirmuar me koronavirus në Itali, është konfirmuar dhe një persona tjetër në qytetin e Comos.
Në një lidhje direkte me gazetaren e Ora News nga Italia, Alba Kepi bën me dije rastin.
Alba Kepi: Preokupuse është informacioni i publikuar nga specialistët të cilët flasin se situata e përhapjes së koronavirusit po shkon drejt Romës. Sapo ka dalë në komunikim në Tëitter kryetarja e bashkisë së Romës e cila i kërkon qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.
Sekreti për të parandaluar këtë virus është që të jemi seriozë dhe të zbatojmë ato masa parandaluese që kanë përhapur autoritetet por mbi të gjitha është evitimi i jetës sociale. Deri më sot Italia ka mbi 2 mijë mjekë të infektuar nga koronavirusi gjë që e vendos në dyshim sistemin sanitar për sa i përket personelit. Në Institutin infektiv është ngritur një kamp për të përballuar një emergjencë të mundur.
Pas nënshkrimit të dekretit nga qeveria se është e pamundur që të përballohet virusi me këtë personel mjekësor, u bëhet thirrje qytetarëve që të ndjekin rregullat e publikuara nga shteti. 2 Dy mijë persona janë shtruar në qendra spitalore ndërkoë që mbi 700 janë në kujdes intensiv mjekësor. të tjerë po kurohen në kushte shtëpie. Një tjetër shqiptar në qytetin e Comos ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Është vetë personi që e bën të ditur në rrjete sociale. Nuk mund të publikoj identitetin e personit në fjalë, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











