Futboll
Konfirmohet. Amir Rrahmani nga java e ardhshme do të jetë lojtar i gjigantit italian
E konfirmon agjenti të ardhmen e Amir Rrahmanit
Është bërë e ditur se Amir Rrahmani nga java e ardhshme do të jetë lojtar i Napolit, transmeton albinfo.ch.
Këtë e ka konfirmuar menaxheri i tij Ardian Aliaj.
Një betejë e jashtëzakonshme për mbrojtësin e përfaqësueses kosovare, që nga fushat e Kosovës dhe Shqipërisë, brenda pak vitesh e gjen veten pjesë të futbollit të madh europian me një prej klubeve më të mëdhenj në Itali.
Për herë të parë arritjen zyrtare të marrëveshjes mes mbrojtësit të Veronës dhe Napolit e zbuloi menaxheri i tij, Ardian Aliaj, që në një intervistë ekskluzive për Sport News.
“Është vetëm ana teknike që ka mbetur për t’u mbyllur. Napoli e ndjek prej kohësh dhe le të themi se ishte proces tremujor që erdhëm deri këtu sot. Mendojmë ta finalizojmë zyrtarisht javën tjetër, por mund të them se Rrahmani është një lojtar i Napolit.”
Një marrëveshje e tëra shqiptare, me ish futbollistin e kombëtares, që i veshur tashmë me kostumin e menaxherit arrin të kryejë një prej lëvizjeve më të rëndësishme në tregun e merkatos së Serisë A, që për fushën e menaxhimit mund të jetë pak a shumë e krahasueshme me golin e shënuar prej tij në 2004-ën ndaj Greqisë.
Për Sport News Aliaj zbuloi dhe vështirësitë në arritjen e kësaj lëvizjeje dhe disa prej detajeve të kontratës.
“Të vish deri në këtë nivel që Napoli të hedhë sytë për ty, është kënaqësi për lojtarin dhe për mua si menaxher. Suksesin ndoshta nuk e prisnim kam shpejt, por është rrugë e vështirë. Rrahmani do të jetë zyrtarisht i Napolit nga janari, por do të vazhdojë në huazim te Verona deri në fund të sezonit. Kontrata është 5-vjeçare, lojtari është i kënaqur, kushtet janë optimale. Në të gjithë aspektet jemi të gjithë të kënaqur. Verona sidomos është e kënaqur që e bleu lojtarin 2 milionë euro dhe e shiti gati 15 milionë euro pas vetëm 3 muajsh”. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









