Futboll
Hysaj nuk vazhdon me Napolin
Elseid Hysaj me shumë gjasa do të largohet nga Napoli gjatë verës. Mbrojtësi i krahut të djathtë nuk ka gjetur hapësira në formacionin e trajnerit Gennaro Gatuso dhe është i pakënaqur me situatën e tij tek ekipi italian.
Madje, edhe menaxheri i lojtarit, Mario Xhufredi, ka bërë të ditur se Hysaj nuk do të vazhdojë kontratën me napolitanët, që i skadon në fund të sezonit aktual.
Së fundmi, sipas mediave në Itali, interesim për Hysajn ka shprehur Atletico Madridi.
Madrilenët e shohin Hysajn si zëvendësues të Kieran Trippierit, që është suspenduar për disa javë nga futbolli aktiv.
Hysaj tek Atletico Madridi gjatë verës mund të transferohet si futbollist i lirë.
Këtë sezon 26-vjeçari ka luajtur në nëntë ndeshje, në të gjitha garat.
E-Diaspora
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik Në ambientet e TechPark Prishtina, sot u përuruan këndi dhe platforma më e re “Made in...
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë