Shkurt.ch
Vrasësi i pesëfishtë është ish dhëndrri i familjes
Te të vrarët bëhet fjalë për zviceranë ndërsa tre prej tyre janë të një familjeje (babai, nëna dhe djali, të familjes me mbiemrin L.)
Vrasësi 36 vjeçar është dhëndërr i familjes L., vjen nga Kantoni Schwyz, është i njohur për policinë dhe nuk ka pasur leje për armë. Vrasjet i ka bërë me një revole dhe jo me armë ushtarake siç ishte spekuluar.
Ai është ndarë para një kohe nga vajza e familjes L. me të cilën kanë fëmijë të përbashkët.
Të vrarët janë babai 58 vjeçar, nëna 57 vjeçe dhe djali 32 vjeçar, bën të ditur komandanti i policisë Leopold në konferencën për shtyp që është dhënë drejtpërdrejt nga shumë medie dhe që posa ka përfunduar, transmeton albinfo.ch.
……
Sipas të dhënave të reja, në tragjedinë që ka ndodhur mbrëmë në Würenlingen të Kantonit Aargau kanë mbetur pesë persona të vrarë. Këtë e ka konfirmuar policia e Kantonit Aargau në një konferencë që po vazhdon.
Bëhet fjalë për zviceranë ndërsa tre prej tyre janë të një familjeje (babai, nëna dhe djali, të familjes me mbiemrin L.).
Më tutje zëdhënësi i policisë në konferencën për medie ka thënë se bëhet fjalë për dramë familjare, gjegjësisht për vrasje që lidhet me raporte familjare-
Policia ka konmstatuar se nuk ka asnjë person të arratisur nga vendi i ngjarjes, gjegjësisht edhe vrasësi është në mesin e të vrarëve. Ai besohet të ketë bërë vetëvrasje pasi ka vrarë tre familjarët në shtëpinë e tyre dhe një fqinj që ka provuar t`u vijë në ndihmë viktimave. Por deri më tash nuk dihet më shumë rreth identitetit të vrasësit, gjegjësisht personit që në fund ka vrarë veten.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









