Kosova
Konferencë shkencore në 25-vjetorin e Lidhjes Shqiptare në Botë dhe ABSM-së
Për të shënuar jubileun e ekzistimit të tyre, LSHB dhe ABSM organizojnë një konferencë shkencore që do të mbahet më 19 nëntor, në Bernë
Këtë vit, dy organizata të rëndësishme shqiptare me seli në Zvicër, Lidhja Shqiptare në Botë (LSHB) dhe Këshillimorja ABSM Basel, kanë përvjetorin e tyre të 25-të. Për të shënuar këtë jubile të ekzistimit të tyre, ato kanë vendosur të organizojnë një manifestim të përbashkët, që do të mbahet më 19 nëntor, në Bernë.
Platforma mediale Albinfo.ch, e cila ka ndjekur në vazhdimësi aktivitetet e këtyre dy organizatave, është sponsor medial i shënimit të këtij përvjetori.
LSHB, gjatë çerekshekullit të veprimit ka mbajtur një numër të madh aktivitetesh, të shpërndara në të gjitha trojet e shqiptarëve dhe në vende tjera, ku jeton një komunitet i konsiderueshëm i shqiptarëve. Në funksion të përhapjes së idesë së saj – bashkimit shpirtëror të kombit – ka qenë edhe angazhimi brenda saj i personaliteteve më përfaqësuese të shkencës shqiptare, si akademikët e shquar, tashmë të ndjerë: Mark Krasniqi, Pajazit Nushi, Esat Stavileci etj.
Themelues të LSHB-së janë vëllezërit Simon dhe Mikel Kuzhnini, me qëndrim në Kroaci, ky i fundit, tani i ndjerë, shkruan albinfo.ch. Punën e tyre, me bashkëpunëtorë të shumtë, po e vazhdon veprimtari Nazmi Jakurti, i cili ka qenë bashkëpunëtor i hershëm i vëllezërve Kuzhnini.
Nazmi Jakurti, kryetar i LSHB-së
Nga ana tjetër, ABSM, nga viti kur është themeluar ka dhënë një kontribut të vlefshëm, fillimisht në pritjen dhe orientimin e refugjatëve shqiptarë, të ardhur nga Kosova gjatë viteve të luftës. Në vazhdim, kjo këshillimore e themeluar dhe udhëhequr nga Skender Nikoliqi, është orientuar në aftësimin gjuhësor e profesional të migrantëve në Bazel e më gjerë, funksion që vazhdon ta kryejë me sukses edhe sot.
ABSM zë një vend të rëndësishëm në fushën e integrimit të të huajve në qytetin e Bazelit e më gjerë.
Skender Nikoliqi, kryetar i ABSM-së
Në qendër të shënimit të përvjetorit të përbashkët është Konferenca shkencore me temën qendrore “Sfidat e Botës Shqiptare në Mileniumin e ri”, ku do të referojnë një numër studiuesish dhe veprimtarësh politikë etj. nga e gjithë hapësira shqiptare dhe nga vendet e botës ku jetojnë shqiptarët.
Konferencën, me fjalët e tyre përshëndetëse e hapin: Nazmi Jakurti, kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë dhe Skender Nikoliqi, kryetar i Këshillimores ABSM.
Në vazhdim, në sesionin e paradites do të referojnë: Dr.h.c. Lazim Destani, afarist dhe filantrop, (Ecolog International), Prof. Dr. Rudina Jasini, avokate në Den Haag, ligjëruese në Oxford, Prof.Shyqri Nimani, studiues, artist, profesor universitar, Prishtinë, Mr. Jeta Xharra, publiciste dhe gazetare, Drejtoreshë e BIRN për Kosovë, Prof. Dr. Bashkim Iseni, politolog, Drejtor i zyrës për migracion, Lozanë, Driton Kajtazi, Drejtor i ISEAL, mësimdhënës, autor, Lozanë, Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, ambasador, dekan, ish-Kryetar i AAAS Tiranë, Prof. Dr. Skender Asani, historian, Drejtor i ITSHKSH, Shkup, Dr.Dr. med. Alban Y. Neziri, mjek, prof.univ. Aalborg dhe Bernë, Shukrije Ramadani, konsulle e Republikës së Kosovës në Zürich.
Ndërsa në sesionin e pasdites, referues do të jenë: Prof. Dr. Musa Limani, ekonomist, profesor universitar, Prishtinë, Prof. Dr. Daut Dauti, historian, profesor universitar, Londër, Prof. Dr. Nail Draga, studiues, profesor universitar, Ulqin, Prof. Dr. Rexhep Gashi, Ing. shkencëtar, profesor universitar, Lozanë, Prof. Dr. Emin Azemi, publicist, profesor universitar, Tetovë.
Konferenca shkencore mbahet në ambientet e• c/o Allresto Kongresszentrum • Effingerstrasse 20 • CH-3008 Bern.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç

















