Integrimi
Konferencë për gjuhën shqipe në Zvicër
Konferenca do të mbahet më 28 qershor në Universitetin e Lozanës duke filluar nga ora 19:30
Të gjithë shqipfolësit të rinj në Zvicër janë dygjuhësorë. Secili në një nivel të ndryshëm, ata e flasin shqipen, gjuhë e prejardhjes, dhe frëngjishten, gjuhë e mjedisit.
Gjatë konferencës do të bisedohet mbi disa tema rreth rëndësisë së gjuhës shqipe dhe çështje të ndryshme të dygjuhësisë :
Së pari, çfarë do të thotë me të vërtetë fjala dygjuhësi ?
Përse gjuha e nënës është shumë e rëndësishme për disa dhe mund të jetë një shqetësim për disa tjerë ?
Si, shqipfolësit e gjeneratës së dytë dhe të tretë, i përdorin gjuhën shqipe dhe frënge në përditshmërinë e tyre ?
Cila është për ta rëndësia dhe ardhmëria e kësaj gjuhe të vjetër që rrjedh së paku nga ilirishtja e lashtë ?
Nëse keni edhe ju pyetje rreth kësaj çështjeje ose dëshironi të mësoni më tepër, mos ngurroni dhe ejani në këtë konferencë, më 28 qershor, në ora 19h30.
Ju mirëpresim.
Konferenca organizohet nga Kuvendi i Shqiptarëve në Zvicër, NationBicephale.com dhe shoqata e studentëve shqiptarë të Universitetit të Lozanës dhe do të mbahet në gjuhën frënge dhe shqipe.
Folësit e konferencës :
Mehmet Elezi : Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Zvicër
Ramize Rexhaj : Arsimtare akademike e gjuhëve në Kantonin Vaud
Jean-Claude Métraux : Psikiatër i fëmijëve, lektor dhe Privat docent në Universitetin e Lozanës dhe bashkëthemelues i shoqatës „Appartenances“.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











