Shkurt.ch

Konferenca “Shëndetësia 2020”

Në fokus të kësaj konference qëndron zbatimi i strategjisë së qeverisë së Zvicrës për politikën e shëndetësisë

Në organizim të ministrit të brendshëm Alain Berset, të hënën janë bërë bashkë 350 aktorë me rëndësi në fushen e shëndetësisë në konferencën e parë nacionale “Shëndetësia 2020”.

Në fokus të kësaj konference qëndron zbatimi i strategjisë së qeverisë së Zvicrës për politikën e shëndetësisë, shkruan nzz.ch.

Në një raport të përpiluar në janar të këtij viti, qeveria federale kishte skicuar mënyrën se si planifikon t`u qaset sfidave në fushën e shëndetësisë  deri në vitin 2020.

Shumica e përfaqësuesve të institucioneve shëndetësore kanë miratuar në parim synimet e strategjisë  dhe kanë premtuar pjesëmarrje aktive në këtë drejtim, njofton Departamenti i punëve të brendshme, i cili mbulon edhe fushën e shëndetësisë.