Kosova
Konferenca e Shefave të Shtabeve të Ballkanit, Begaj: Ky forum do ishte më i plotë me Kosovën
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mbajti një fjalë përshëndetëse sot në Konferencën e 17-të të Shefave të Shtabeve të Përgjithshme të vendeve të Ballkanit, që po mbahet në Durrës, me fokus angazhimin e rinisë në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë.
Presidenti i Republikës, Shkëlqesia e Tij, z. Begaj, adresoi mesazhet e tij në këtë konferencë që bëri bashkë Shefat e Shtabeve të Përgjithshme të Forcave të Armatosura të vendeve të Ballkanit dhe përfaqësues të lartë nga NATO dhe BE.
Në fillim të fjalës së tij, Presidenti theksoi se kjo konferencë është një instrument i rëndësishëm për të promovuar bashkëpunimin dhe kontribuuar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Presidenti shprehu besimin se angazhimi i të rinjve në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, nxitja e përfshirjes së tyre, nxitja e inovacionit, trajtimi i sfidave të rekrutimit dhe qëndrimit në Forcat e Armatosura janë garanci për një të ardhme të sigurt të rajonit tonë.
Duke përgëzuar pjesëmarrjen e Sllovenisë dhe Kroacisë në këtë forum, Presidenti i Republikës theksoi se ky forum do të ishte akoma më i plotë me pjesëmarrjen e Kosovës.
“Gjej rastin të përshëndes vendimin e Asamblesë së NATO-s për avancimin e statusit të Kosovës si anëtare të asociuar, si një hap drejt një rajoni më të sigurt dhe më evropian.
E kam theksuar dhe do të vijoj ta theksoj se anëtarësimi i Kosovës në iniciativa dhe organizata ndërkombëtare politike dhe të sigurisë në rajon, por edhe globale, si Karta e Adriatikut A5, do të jetë vlerë e shtuar dhe kontribut i jashtëzakonshëm për paqen dhe sigurinë”, ritheksoi Presidenti Begaj.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










