CH-Ballkani
Koncert i madh humanitar në Vjenë, me moton “Për Ty, Shqipëri”
“Për ty, Shqipëri”, është motoja e koncertit humanitar që do të mbahet të shtunën në Vjenë. Koncerti do të mbahet më 7 dhjetor, duke filluar nga ora 17.00, në sallën “Flat In”, raporton albinfo.ch
Shqiptarët e Austrisë, si kurrë më parë, janë bashkuar për një qëllim të vetëm. Ata, në mënyra të ndryshme janë duke u munduar t’u dalin në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Aktivitete të ndryshme, qoftë me ndihma materiale, qoftë duke mbledhur fonde, janë organizuar deri tash. Megjithatë, duket se organizimet humanitare për të mbledhur ndihma për shqiptarët në Shqipëri do të vazhdojnë edhe më tutje. Një aktivitet i madh pritet të mbahet të shtunën në Vjenë. Koncerti është iniciativë e vetë këngëtarëve, në bashkëpunim me disa veprimtarë të njohur në Austri.
“Për ty, Shqipëri”, është motoja e koncertit humanitar. Koncerti do të mbahet më 7 dhjetor, duke filluar nga ora 17.00, në sallën “Flat In” te Sokol Veseli, raporton albinfo.ch.
Hyrja do të jetë falas, ndërsa personat pjesëmarrës do të kontribuojnë me vetëdëshirë aq sa kanë mundësi (Freie Spende).
Kontributet e mbledhura nga ky koncert do të publikohen në fund të koncertit dhe do të shkojnë në ndihmë të dy familjeve më të prekura nga tërmeti, familjeve Lala e Cara nga Thumani dhe Abazi nga Gjilani.
Në këtë koncert do të marrin pjesë: Arif Vladi, Shkurte Fejza, Manjola Nallbani, Kastriot Tusha, Nikoll Nikprelaj, Miranda Hashani, Mentor Mushkolaj dhe aktori Çun Lajqi. Udhëheqës artistik: Edomond Zhulali.
Siç bëhet e ditur, grupi i këngëtarëve do të vazhdojë të mbajë një tjetër koncert humanitar të dielën, më 8 dhjetor, në Cyrih, duke filluar nga ora 14.00 në restorant “Glatthof” në Glattbrugg.
Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin













