Lajme
Komunat e Dukagjinit “krahëhapur” për bashkatdhetarët
Ministri i Diasporës, Valon Murati ri përsëriti qëndrimin se bashkatdhetarët duhet të priten në mënyrën më të mirë të mundshme nga komunat kosovare
Ministri i Diasporës, Valon Murati mori mbështetje të plotë nga tre kryetarët e komunave të Rrafshit të Dukagjinit, Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës, Mimoza Kusari – Lila, kryetare e Gjakovës dhe Rasim Selmanaj, kryetar i Deçanit, për pritjen sa më të mirë të bashkatdhetarëve gjatë verës.
Të tre kryetarët e komunave u zotuan se do të bëjnë përgatitjet më të mira të nevojshme për pritjen e bashkatdhetarëve duke koordinuar kalendarin e aktiviteteve edhe me Ministrinë e Diasporës.
Ministri Murati, ndërkaq i njoftoi ata për aktivitetet e planifikuara të Ministrisë, ndërsa ri përsëriti qëndrimin që bashkatdhetarët duhet të priten në mënyrën më të mirë të mundshme. Po ashtu, ai prezantoi edhe memorandumin e bashkëpunimit, ndërsa së bashku u dakorduan që të kenë edhe një kalendar të përbashkët të aktiviteteve gjatë muajve kur bashkatdhetarët tanë vizitojnë atdheun.
Gjatë këtyre takimeve po ashtu u diskutuan edhe çështje të tjera si hartimi i regjistrit të diasporës dhe mërgatës, mundësitë për investime nga diaspora dhe një varg çështjesh të tjera të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin socio – ekonomik, thuhëhet në njoftimin e MeD-it, raporton Albinfo.Ch.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













