Shkurt.ch
Komuna zvicerane ndalon koncertin e këngëtarit nacionalist nga Serbia
Sipas autoriteteve, mbajtja e koncertit do të përbënte rrezik për sigurinë. Për të ardhur në këtë konstatim, komuna është mbështetur në rekomandimet e Policisë Kantonale të Aargaut
Komuna Aarburg e Kantonit Aargau ka ndaluar koncertin e planifikuar për 10 shtator të këngëtarit nacionalist nga Serbia Mirko Pajcin. Këshilli Komunal ia ka tërhequr lejen e dhënë më parë organizatorit, një shoqate kulturore serbe nga Bazeli, për mbajtjen e koncertit në fjalë, shkruan BZ Basel.
Sipas autoriteteve, mbajtja e koncertit do të përbënte rrezik për sigurinë. Për të ardhur në këtë konstatim, komuna është mbështetur në rekomandimet e Policisë Kantonale të Aargaut, përcjell albinfo.ch. Këngëtari 49 vjeçar Pajcin me emrin artistik “Knindza” (një aluzion në një njësit paramilitar serb) ka rënë në sy, së paku në një kohë të mëhershme me këndimin e këngëve nacionaliste dhe të radikalizmit të djathtë. Veç tjerash ai ka himnizuar krimet serbe gjatë luftës së Kroacisë nga viti 1991-1995.
Sigurisht, organizatorët janë dëshpëruar nga kjo ndalesë, shkruan bz. Kryetari i shoqatës ka vërtetuar se “Knindza” më parë ka kënduar këngë me përmbajtje nacionaliste, por ai tashmë ka ndryshuar. “Sot ai këndon para së gjithash këngë gazmore”. Ai është i bindur se Pakcin në Aarburg nuk do të këndonte asnjërën nga këngët e tij të vjetra.
Ngjashëm me këtë rast ka ndodhur javën e kaluar me koncertin e paralajmëruar të rokerit nacionalist kroat Marko Perkovic dhe bendit të tij “Thompson”, transmeton albinfo.ch. Firma që shet bileta “Starticket” ka njoftuar se ka ndërprerë shitjen e biletave, për shkak të reaksioneve negative.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













