Shkurt.ch
Komuna në hall me familjen eritreane, i kushtoin 60.000 franga në muaj
Shuma kaq e madhe e parave që paguhet për familjen përfshin përveç banimit dhe ushqimit (të gjithë anëtarët janë raste sociale) edhe strehimin dhe përkujdesjen e katër fëmijëve në shtëpitë speciale për përkujdesje etj.
Një familje refugjatësh nga Eritrea prej vitesh është duke i shkaktuar kokëçarje komunës së vogël Hagenbuch, në Kantonin e Cyrihut. Përkujdesja për familjen shumanëtarëshe i kushton komunës tepër shumë për mundësitë e saj modeste si komunë e vogël fshati. Nga 60.000 franga në muaj, sa paguante shteti për familjen, gjysmën duhej ta mbulonte komuna Hagenbuch, shkruan blick.ch. Por, kryetarja e komunës, Therese Schläpfer kishte alarmuar opinionin para dy vitesh kur ky rast qe bërë publik. Sipas saj, për shkakun e kësaj familje, komuna ishte detyruar të rriste shkallën e tatimeve të qytetarëve të saj.
Shuma kaq e madhe e parave që paguhet për familjen përfshin përveç banimit dhe ushqimit (të gjithë anëtarët janë raste sociale) edhe strehimin dhe përkujdesjen e katër fëmijëve në shtëpitë speciale për përkujdesje pasi që nëna e tyre nuk ishte treguar e përgjegjshme.
Pas kësaj kishte ndodhur një shkëmbim akuzash, përfshirë këtu edhe një ankesë e autoritetit për kujdestari të fëmijëve dhe të rriturve (Kesb) kundër komunës, ankesë kjo që ishte hedhur poshtë, transmeton albinfo.ch. Tash komuna është në hall me vendosjen e familjes pasi që ish qiradhënësi ka caktuar për 30 shtator afatin që kjo familje të braktisë banesën ndërsa komuna duhej të gjente një zgjidhje. Ata e kanë zgjatur edhe për një kohë këtë afat mirëpo së shpejti kalon edhe ai, ndërkohë që askush në fshat nuk jep banesë për familjen.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










