Lajme
Komuna e Lipjanit merr dy çmime nga DEMOS
Komuna e Lipjanit e cila merr çmimin si Komuna më përmirësimin më të mirë të përformancës së përgjithshme si dhe përmirësimin më të mirë në menaxhimin e shërbimeve dhe hapësirave publike
Pas komunës së Gjakovës e cila u radhit e para në performancë, në vendin e dytë është radhitur Komuna e Lipjanit e cila merr çmimin si Komuna më përmirësimin më të mirë të përformancës së përgjithshme si dhe përmirësimin më të mirë në menaxhimin e shërbimeve dhe hapësirave publike. Në të dy këto kategori Komuna e Lipjanit zë vendin e dytë në mesin e 16 komunave.
Çmimi është ndarë nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, projekti DEMOS në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ku prezent ishte Kryeministri Kosovës Isa Mustafa.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahemti, ka thënë se për këto dy çmime meritore janë edhe të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit si dhe stafi komunal të cilët me angazhimin, punën dhe përkushtimin e tyre janë duke i ndihmuar komunës të arrijë këto rezultate të shkëlqyeshme.
Po ashtu, kreu Lipjanit, ka premtuar se do të vazhdojmë angazhimin tonë të përbashkët dhe do të avancojmë edhe me të tutje në përformancën e Komunës.
Në fund, Kryetari Imri Ahmeti, ka uruar të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit për këtë sukses.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













