Integrimi
Kompromis mes CDU-së dhe SPD-së: Shqipëria “vend i sigurt” në këmbim të ligjit të dyshtetësisë
SPD kërkon mundësinë që të huajt të mbajnë dy shtetësi. Sipas ligjit të ri do të përfitonin edhe migrantët e rinj që e kanë dorëzuar pasportën e vendit të prejardhjes
Pak ditë më parë ministri i brendshëm gjerman ,De Maiziere kishte deklaruar se disa shtete të Ballkanit Perëndimor do të futen në listën e „shteteve të sigurta“, në mënyrë që azilkërkuesit nga shtetet në fjalë të mund të dëbohen me procedurë të shkurtuar.
Bëhej fjalë për Bosnjën ,Serbinë dhe Maqedoninë. Vetë ministri, si përfaqësues i partisë CDU në kalicionin e madh, ishte i interesuar që kjo listë të zgjerohej, duke futur edhe Shqipërinë dhe Malin e Zi, por partia tjetër në koalicion SPD nuk e kishte lejuar këtë zgjerim.
Ndërkohë CDU si parti më e madhe, ka këmbëngulur që në projektligjin për vendet e sigurta të bëhet vend edhe për Shqipërinë dhe Malin e Zi, gjë që kësaj here SPD-ja duket se do ta pranojë. Por, si kundërçmim ajo kërkon zbutje në ligjin e dyshtetësisë, shkruan „Die Welt“.
„Kuotat e njohjes së azilit për azilkërkuesit e dy vendeve të fundit janë tepër të ulëta“, ka thënë një zëdhënës i fraksionit të CDU-CSU-së në bundestagun gjerman, duke folur për gazetën e përmendur lidhur me planet për zgjerimin e listës.
Ndërkohë numri i azilkërkuesve nga Shqipëria kohëve të fundit ka shënuar rritje të madhe në Gjermani, pasi që Franca e ka kategoriziar Shqipërinë si „vend të sigurt“. Zëdhënësi ka thënë se është duke ushqyrtuar dhe mundësia që azilkërkuesve një herë të dëbuar t`u ndalohet hyrja e sërishme në Gjermani:
Së fundi as zëdhënësi i SPD-së në Bundestag nuk është shprehur kundër zgerimit të listës edhe me Shqipërinë dhe Malin e Zi.
Por SPD kërkon si kundërshpërblim mundësinë që të huajt të mbajnë dy shtetësi. Sipas ligjit të ri të propozuar për dyshtetësinë, do të përfitonin edhe migrantët e rinj që tashmë e kanë dorëzuar pasaportën e vendit të prejardhjes.
Sot pritet që kabineti qeveritar të konusltohet me Ministrinë e Brendshme lidhur me projektligjin për dyshtetësinë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











