Kosova
Kompanitë kosovare në panairin “SIAL 2018” në Paris
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë njofton se ka organizuar pjesëmarrjen e kompanive kosovare në Panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë ushqimore dhe të pijeve “SIAL 2018”, që po mbahet në Paris të Francës.
Kompanitë kosovare: “ABI&Elif 19”, “Devolli Corporation”, “ELKOS”, “Agrium Fruitrs”, “ Ujë Rugove”, “Haxhijaha”, “Frutex”, “Eurofood”, “Moea”, nga 21 tetori janë duke i promovuar produktet e tyre nga përpunim i pemëve dhe perimeve, produkte konditorike, fruta të imta e të ngrira industriale, si dhe kafe, ujë, pije energjike, lëngje frutash dhe pije alkoolike.
Njëherësh kompanitë vendëse së bashku me përfaqësuesit e MTI/KIESA-s , po zhvillojnë kontakte me kompanitë pjesëmarrëse dhe me blerës potencialë për të krijuar kontakte dhe mundësi bashkëpunimi në të ardhmen.
MTI/KIESA ka siguruar një hapësirë ekspozuese në 90 m2, e cila ndodhet në korridorin kryesor, respektivisht në sallën 4, shtandi nr. 4 P 090. Në Panairin “SIAL 2018” po marrinë pjesë 7200 biznese nga 119 shtete të botës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










