Lajme
Kompanitë farmaceutike dëshmojnë para Kongresit amerikan për vaksinat anti Covid-19
Zyrtarët e pesë kompanive farmaceutike AstraZeneca, Johnson & Johnson, Merck & Co., Moderna dhe Pfizer do të dëshmojnë sot para komiteti të Kongresit amerikan, në lidhje me vaksinat që po zhvillojnë për të luftuar pandeminë e koronavirusit.
Shtetet e Bashkuara kanë dhënë miliarda dollarë për financimin e disa prej tyre.
“Seanca do të ofrojë mundësi edhe për Kongresin, edhe për popullin amerikan që të të dëgjojnë drejtpërdrejt disa prodhues, që aktualisht janë duke zhvilluar vaksina potenciale kundër COVID-19”, tha Komiteti për Energji dhe Tregti, përcjell albinfo.ch.
Seanca vjen një ditë pasi Universiteti i Oksfordit ka njoftuar se një vaksinë që ka zhvilluar ai kundër koronavirusit, duket se është e padëmshme dhe se e trajnon sistemin imunitar.
Testimet e deritanishme në njerëz kanë treguar se pas injektimit, në trupat e tyre janë krijuar antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut që mund ta luftojnë koronavirusin.
Javën e kaluar, edhe kompania amerikane Moderna ka thënë se vaksina e saj eksperimentale ka dhënë shenja premtuese.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, së paku 23 vaksina të mundshme janë duke u testuar aktualisht në njerëz.
Së paku 100 vaksina të mundshme kundër COVID-19 janë duke u zhvilluar në të gjithë botën.
Koronavirusi ka prekur mbi 14.7 milionë njerëz në botë. Prej tyre, mbi 609,000 kanë vdekur dhe mbi 8.2 milionë janë shëruar.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











