Kosova
Kompanitë austriake frikësohen ta mbulojnë Kosovën me Karton të Gjelbër
Shteti austriak nuk po mbulon Kosovën me Karton të Gjelbër.
Ka 5 vjet që qeveria po provon ta bindë shtetin austriak që ta mbulojë Kosovën me Karton të Gjelbër, por ende nuk ka asgjë konkrete.
Për këtë, ministri i Diasporës tha se kompanitë austriake po frikësohen nga pasiguria ekonomike. Ministri Dardan Gashi, gjatë raportimit të tij para komisionit parlamentar, tha se si qeveri kanë propozuar që në mënyrë që Austria të ndihmojë për Kartonin e Gjelbër, të hyjnë në dorëzani me kompanitë austriake, që në rast të vonesave, të jetë qeveria ajo që i merr përsipër përgjegjësitë financiare.
Ndërsa, deputetja e LDK-së Vjosa Osmani ia ka kujtuar Gashit që kanë kaluar disa vite që nga propozimi që Austria ta ndihmojë Kosovën ashtu sikurse edhe për kodin telefonik.
Në këtë komision u diskutua edhe për regjistrimin e diasporës si dhe numrin e vogël të votuesve në diasporë, për çka patën kritika deputetët në këtë komision.
Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike është ankuar edhe për mungesë të buxhetit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













