Shkurt.ch
Kompanitë ajrore evropiane me paketa kursimesh
Kompanitë ajrore janë duke i aplikuar kursimet për shkak të ekonomisë së dobët në Evropë dhe të kostos së lartë të kerozinës
Linja më e madhe ajrore evropiane me tarifa ekonomike, „Ryanair“, ka rënë gjithnjë në sy për ide origjinale kursimesh.
Më të fortat vijnë direkt nga shefi i saj Michael O’Leary. Kështu për shembull ai urdhëroi reduktimin e akullit në pije.
Një tjetër ide ishte të fluturohej vetëm me një pilot, për shkak të kostove, por ajo nuk u realizua.
Edhe kompanitë e tjera janë duke i aplikuar kursimet për shkak të ekonomisë së dobët në Evropë dhe të kostos së lartë të kerozinës.
Shoqëritë ajrore vuajnë shumë nga çmimet në rritje të naftës, thotë për Deutsche Welle-n, Heinrich Großbongardt, ekspert për transportin ajror.
“Këtë vit çmimi është edhe më i lartë, dhe ndihet në mënyrë ekstreme. Këtu shtohen edhe gjëra të vogla si taksa për transportin ajror dhe lejet për emetimin e gazrave të dëmshëm.”, tha Großbongardt.
Veç kësaj të gjitha shoqëritë ajrore evropiane duhet të përballen me ekspansionin e fortë të shoqërive shtetërore nga Gjiri Persik.
Rënia ekonomike dhe recesioni në disa vende evropiane janë arsye për ta parë me më pak optimizëm të ardhmen edhe për linjën ekonomike “Ryanair”.
Prej muajsh lufton me fitime të ulëta edhe linja e dytë më e madhe gjermane, “Air Berlin”.
Krahas një programi të fortë kursimesh tani do të vijnë edhe tarifa të reja ekonomike.
Një tarifë e ulët që do të lansohet nga 1 korriku quhet “JustFly”, në këtë rast check-in bëhet vetëm përmes internetit dhe ashtu si në kompaninë bijë të Lufthansës, “Germanwings”, për bagazhin duhet paguar shtesë.
Edhe Lufthansa rëndon kostot e personelit. Për këtë arsye ajo ndoshta do të bëjë shkurtime në personel dhe do të bashkojë kompanitë e saja.
Me programin e ri të kursimeve “Score”, Lufthansa synon të realizojë rreth 1,5 miliardë euro fitim deri në fund të 2014-s.
Në mungesë të numrit të mjaftueshëm të klientëve, në të ardhmen Lufthansa do të heqë dorë nga “business class” në disa linja.
Edhe tek konkurrentja e “Lufthansës”, “Air France”, ka zëra për shkurtimin të rreth 5.000 vendeve të punës. Vitin e kaluar koncerni kryesor franko-holandez, “Air France-KLM”, shënoi një humbje prej më shumë se 800 milionë eurosh.
Një program kursimesh duhet të ndihmojë tani në reduktimin e kostove me rreth 2 miliardë euro deri në fund të 2014-s, shkruan DW.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 Kosova në Bienalen e 61-të të Venecias, piktura 17-metërshe “Dhëmbë të fortë” e Brilant Milazimit në... -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Amerikë
Inxhiniera shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike -
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions” -
Finlandë
Vetëm 19 vjeçe, Hana Orllati magjeps jurinë e The Voice of Finland
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












