Lajme
Kompania “Zhitia Turist” jep detaje rreth aksidentit me autobus në Serbi
Pak orë më parë një autobus i kompanisë turistike “Zhitia Turist” është rrotulluar në Krushevc të Serbisë. Mësohet se autobusi ishte nisur nga Prizreni në drejtim të Grazit, në Austri.
Kompania “Zhitia Turist” ka njoftuar në lidhje me aksidentin, shkruan albinfo.at.
“Njoftim në lidhje me aksidentin e ndodhur të kompanisë tonë Zhitia Turist në Krushevc të Serbisë.
Për shkak të motit të ligë dhe rrugëve me ngrica, autobusi i kompanisë tonë Zhitia Turist ka devijuar rrugën 5 km para hyrjes në qytetin e Krushevcit në Serbi. Për fat të mirë, nuk ka të lënduar, por disa prej pasagjerëve kanë pësuar gërvishtje të lehta trupore.
Njoftojmë të gjithë familjarët e klientëve tanë që kanë qenë duke udhëtuar me kompaninë tonë të mos shqetësohen, sepse situata është e menaxhueshme dhe brenda pak minutave udhëtimi drejt destinacionit do të vazhdojë.
Ju kërkojmë falje për shqetësimin që ju kemi shkaktuar!”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Sipas informatave të para, janë 9 udhëtarë të lënduar në spital dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.
Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz, përcjell albinfo.at.
Qeveria e Kosovës, me anë të një komunikate në Facebook, ka thënë se një zyrtar i saj ka udhëtuar drejt vendit të ngjarjes.
“Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit. Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë. Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident”, thotë ndër të tjera kjo komunikatë e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












