Lajme
Kompania Ajrore Swiss, mbajtjen e maskës e bën obligim
Që nga sot, 6 korriku Kompania Ajrore e Zvicrës Swiss ka filluar zbatimin e detyrimit për maskë. Deri më sot, vënia e maskës ishte vetëm e rekomanduar ndërsa tani e tutje, ajo është e detyruar.
Të gjithë pasagjerët duhet të kenë maskat e tyre dhe t’i mbajnë ato derisa të dalin nga aeroporti i destinacionit, thonë në Swiss.
Kjo është në përputhje me vendimin e ri të qeverisë ku mbajtja e maskës u bë detyrim për të gjithë transportin publik.
Pasagjerët do të marrin një pastrues dezinfektuesi. Sipërfaqet në afërsi të sediljes tuaj duhet të pastrohen vetëm me fashat dezinfektuese të siguruar nga ekuipazhi, përcjellë albinfo.ch.
Në fluturimet me distanca të shkurtra në klasën ekonomike, shërbimi zvogëlohet për të zvogëluar numrin e ndërveprimeve fizike midis ekuipazhit dhe pasagjerëve.
Mos prisni që ulësja e mesme të jetë e zbrazët në klasën ekonomike
“Për arsye tregtare ne nuk mund ta bëjmë çdo vend të dytë bosh, sepse duhet të jemi në gjendje të mbushim aeroplanët”, tha Shefi i Operacionit të SWISS, Thomas Frick në një intervistë. transmeton albinfo.ch
Ai shtoi se “të kesh pasagjerë të ulen krah për krah dhe të vendosin maska është një masë efikase”.
SWISS theksoi se të gjitha aeroplanët e tyre i nënshtrohen pastrimit më shpesh se deri më tani
Gjithashtu, sistemi i filtrimit të ajrit ‘HEPA’, i cili është krijuar për të kapur viruse, baktere dhe alergene të ndryshme, është i instaluar në të gjithë avionët e tyre./albinfo.ch/
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













