Integrimi
“Germania Schweiz”, 100% në duart e Lejla Ibrahimi Salahit
E kontaktuar nga albinfo.ch, edhe vetë Lejla Ibrahimi Salahi e ka konfirmuar lëvizjen e saj më të re, gjegjësisht marrjen e 100% të aksioneve të "Germania Schweiz"
Pas falimentimit të kompanisë gjermane të fluturimeve, Germania Flug AG, dega zvicerane e kompanisë kishte vendosur të vazhdonte e vetme tutje. “Ne jemi 100 për qind kompani zvicerane. Deri tash gjermanët kishin 40%, ndërsa 60% e vlerës së kompanisë u takonte investitorëve zviceranë, të cilët nuk donin të identifikohen, shkruan blick.ch, duke përshkruar gjendjen pas falimentimit.
Pra ishte e paqartë se kush i është bashkëngjitur kompanisë Germania Flug AG. Ndërkaq, sipas gazetës zvicerane të specializuar për tregti “Handelszeitung”, mbrapa këtyre lëvizjeve diskrete të shahut qëndron Lejla Ibrahimi-Salahi. Siç dihet, afaristja shqiptarezvicerane është shefe e kompanisë “Air Prishtina”. E kontaktuar nga albinfo.ch, edhe vetë Lejla Ibrahimi Salahi e ka konfirmuar lëvizjen e saj më të re, të cilës mediat zvicerane i kushtojnë vëmendje jo të vogël.
Urs Pelizzoni, shef bordi i Germania Flug, e ka konfirmuar po ashtu kundrejt gazetës “Handelszeitung” po këtë gjë sot, të premten pasdite. “Po, është e vërtetë, zonja Ibrahimi- Salahi përmes aksioneve të saj në shoqërinë aksionare Albex Aviation ka fituar qind për qind të aksioneve”.
Me hyrjen e zonjës Ibrahimi-Salahi, kompania e goditur nga kriza, Germania Flug pritet të stabilizohet sërish në tregun zviceran të fluturimeve. Pas falimentimit të kompanisë gjermane Germania, i kishte kapur frika jo vetëm klientët rreth asaj nëse biletat e tyre do të kishin ende vlerë dhe nëse në përgjithësi në të ardhmen mund të rezervonin bileta te kjo kompani ajrore, përcjell albinfo.ch. Edhe për operatorët turistikë ishte e paqartë se si do të rridhte puna më tutje.
Germania Flug e cila deri tash ka pasur në qarkullim tre aeroplanë, ka zhvilluar tashmë prej disa vitesh biznes të përbashkët me Air Prishtinën. Nga ana tjetër, Air Prishtina nuk operon me avionë të vetë por është e përfaqësuar në treg me të ashtuquajturin “komunikacion etnik” ajror. Kjo ndërmarrje është një ofertues lider dhe i etabluar në Evropë për fluturimet në Kosovë dhe në Maqedoni. Në faqen e saj të internetit mund të abonohen për shembull fluturime për në Ohër, Shkup, Prishtinë dhe Tiranë.
Lexuesi i albinfo.ch është i informuar se Lejla Ibrahimi-Salahi (Sallahu) është një afariste shqiptarezvicerane me rrënjë nga Kosova Lindore. Babai i saj, i ndjeri Bexhet Salahi (Sallahu) kishte ardhur në Zvicër në fillim të viteve `70, ku në vitin 1981 kishte ngritur ndërmarrjen që fillimisht quhej Reisebüro Prishtina. Ai kishte ofruar në vitin 1981 fluturimin e parë civil në aeroportin ushtarak të Prishtinës, shkruan blick.ch. Pas vdekjes së babait në vitin 2005, drejtimin e ndërmarrjes që sot qarkullon rreth 60 milionë franga në vit, e kishte marrë e bija, Lejla.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









