Shqipëria
Komisioni i Venedikut: Korrupsioni në Shqipëri në nivel alarmant
Për fat të keq korrupsioni ekziston në të gjitha vendet, por në vendet si Shqipëria, korrupsioni ka kapur nivele të mëdha në të gjitha sektorët, konsideron kryetari i Komisionit të Venedikut, Xhani Bukikio
Kryetari i Komisionit të Venedikut, Xhani Bukikio ngre alarmin për nivelin e korrupsionit në Shqipëri. Ai thekson se ky fenomen është i përhapur në të gjitha nivelet, prandaj lufta ndaj këtij fenomeni është jetike për të ardhmen e Shqipërisë. Këto komente Bukikio i bëri në një intervistë dhënë Vizion Plusit.
“Korrupsioni është i shëmtuar në të gjitha aspektet, në gjyqësor, politikë, në administratën publike, që për fat të keq në Shqipëri ekziston. Korrupsioni për fat të keq ekziston në të gjitha vendet. Asnjë vend nuk e ka eliminuar tërësisht. Por, në disa vende, si në Shqipëri, por ka edhe të tjerë në Evropë, korrupsioni ka kapur nivele të mëdha në të gjitha sektorët, jo vetëm në gjyqësor. Pra duhet luftuar kundër korrupsionit në të gjitha nivelet”, deklaroi Bukikio.
Sipas tij, korrupsioni mund të rrënohet përmes reformës në sistemin e drejtësisë shqiptare.
Si njeri i angazhuar personalisht në këtë reformë, ai thekson nevojën e ecjes me hapa të shpejt të zbatimit të saj.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










