Shkurt.ch
Komisioni refuzon iniciativën kundër pedofilisë
Kjo iniciativë kërkonte që pedofilëve të dënuar tu ndalohet për gjithë jetën puna me persona të mitur. Një ndalesë e tillë, sipas komisionit juridik, është e ekzagjeruar
Komisioni juridik i Dhomës së kantoneve të parlamentit të Zvicrës ka votuar me shumice kundër iniciativës për pedofilinë. Kjo iniciativë kërkonte që pedofilëve të dënuar tu ndalohet për gjithë jetën puna me persona të mitur. Një ndalesë e tillë, sipas komisionit, është e ekzagjeruar.
8 anëtarë të komisionit kanë votuar kundër dhe 4 pro. Por, përkundër hedhjes poshtë të iniciativës, edhe komisioni i përmendur angazhohet për mbrojtje më të mirë të fëmijëve nga pedofilët. Por, për ta bërë këtë, komisioni thotë se duhen bërë ndryshime në ligj.
Edhe Këshilli Federal parasheh një kundërpropozim ndaj iniciativës. Sipas tij, kohëzgjatja e ndalesës së punës për pedofilët e dënuar më parë, duhet të varet nga kohëzgjatja e dënimit që ata kanë vuajtur. Ndërsa në disa pika të tjera, Këshilli Federal do të shkonte edhe më larg se ajo që kërkon iniciativa.
Por kundërpropozimi ka dështuar pasi që Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës pati votuar befasisht në favor të iniciativës me 82 vota pro dhe 79 kundër.
Tash topi është te Dhoma e kantoneve. Nëse ajo voton sikur komisioni i saj juridik, dmth nëse e hedh poshtë iniciativën, çështja shkon edhe njëherë për votim në Dhomën Nacionale.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













