Kosova
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur kërkon të hapen arkivat e Serbisë
Letër të hapur BE-së
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i ka dërguar të premten një letër përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Kërkesa e tyre është që Serbia t’i hapë të gjitha arkivat e saj, përfshirë edhe ato të klasifikuara.
“Me miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, në të cilën janë futur edhe personat e zhdukur me forcë, të datës 02 maj 2023, Serbia ka marrë angazhime të vonuara prej kohësh. Në përputhje me angazhimet e Serbisë, sipas Deklaratës, më 01.06.2023 i dërgova kërkesën e parë zyrtare presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për qasje të plotë në materialin arkivor, duke përfshirë por pa u kufizuar në dosjet e klasifikuara, të prodhuara në Komandën e Shpërbërë të Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave. Dhënia e qasjes së plotë në këtë material do të shërbente për të zbuluar rrethanat e vrasjeve dhe transferimin e eshtrave të shqiptarëve të Kosovës të zhdukur me forcë dhe do të kontribuonte drejtpërdrejt në zgjidhjen e fatit të të zhdukurve me forcë në rajonin e Drenicës. Por, katër muaj nga Deklarata dhe tre muaj nga kërkesat që i kam dërguar Vuçiqit, nuk ka përgjigje nga Serbia”, thuhet në letër.
Tutje, fajësohet Serbia për mosbashkëpunim sipas dakordimeve të mëparshme.
“Mungesa e bashkëpunimit të Serbisë në përmbushjen e zotimeve të saj rrezikon përpjekjet tona të përbashkëta për të bërë përparim në zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur me forcë, përmbushjen e detyrimeve tona dhe zbutjen e vuajtjeve të tmerrshme të familjeve”, vijon letra e Komisionit dërguar Borrellit, përcjell albinfo.ch.
Sipas UNMIK-ut, 6.065 persona janë zhdukur si pasojë e luftës në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999. Aktualisht janë 1.617 raste të hapura të personave të zhdukur, prej të cilëve 1,355 janë meshkuj dhe 262 femra.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











