Autotech
Komisioni Evropian kritikon kompaninë Google
Komisioni Evropian ka kritikuar kompaninë Google, për atë që e quajti, mungesë të veprimit për të luftuar dezinformimin, përpara mbajtjes së zgjedhjeve në Parlamentin Evropian në muajin maj.
Në një letër dërguar kompanisë Google, që është nënshkruar nga katër komisioner evropianë, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë, thuhet se kualiteti i informatave të ofruar ndaj Komisionit Evropian “qartazi tregon se ka pasur nevojë urgjente për veprime të mëtejme”.
Në tetorin e viti të kaluar, Google, por edhe Twitter dhe Facebook, nënshkruan një Kodin e Veprimeve – një sërë rregullash të vendosura nga Brukseli për të luftuar dezinformimin online para zgjedhjeve të 23-26 majit, pas raportimeve të shumta për ndërhyrje para dhe gjatë zgjedhjeve nacionale të shteteve anëtare të BE-së dhe gjetkë, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Tri kompanitë i kanë ofruar Komisionit Evropian raportime mujore, lidhur me vendosjen e reklamave politike, me qëllim “të forcimit të integritetit të shërbimeve, përfshirë edhe mbylljen e llogarive të rreme”.
Në letrën e komisionarëve drejtuar shefit ekzekutiv të Google, Sundar Pichar, pas dy raportimeve, komisionerët thanë se “raportet e fundit të Google kanë ofruar pak informacione lidhur me rezultatet e arritura, përmes zbatimit të masave të rëndësishme”.
Në letër po ashtu thuhet se kompania nuk “ka ofruar informacione mbi veprime konkrete për të identifikuar aktivitetet e dëmshme dhe mbylljen e llogarive të rreme”. Po ashtu aty Google është kritikuar se nuk ka dhënë informacione të plota mbi aspektet e rëndësishme të zbatimit të masave, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Letra, e nënshkruar nga Komisioneri për Siguri, Julian King, Komisionerja për Ekonomi Digjitale, Mariya Gabriel, Komisionieri për Digjitalizim, Andrus Aspin dhe Komisionerja për Drejtësi Vera Jourova, fton kompaninë Google për bisedime në Bruksel më 19 mars, “ku do të bisedohet se si mund të përmirësohet raportimi dhe për të ofruar informacione të reja mbi hapat konkrete që duhet të ndërmerren, me qëllim të mbështetjes së shteteve anëtare mbi monitorimin dhe forcimin e ligjeve zgjedhore”.
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










