Lajme
Komision parlamentar për diasporën dhe mërgatën
Ministria e Diasporës propozoi formimin e Komisionit parlamentar për Diasporë dhe Mërgatën. Qeveria e miratoi këtë propozim dhe ia përcolli Kuvendin për procedim
Qeveria e Kosovës miratoi propozim-vendimin e Ministrisë së Diasporës që t’i rekomandohet Kuvendit të Republikës së Kosovës, themelimi i Komisionit të veçantë Parlamentar për Diasporë dhe Mërgatë. Këtë propozim e ngritë në mbledhjen e qeverisë, ministri i Diasporës, Valon Murati.
Ky propozim është votuar unanimisht, ndërsa kryeministri Isa Mustafa e përcolli për kuvend këtë miratim, me rekomandimin që të themelohet edhe një komisionin parlamentar për diasporën dhe mërgatën.
“Qëllimi i krijimit të këtij komisioni është promovimi dhe avancimi i të drejtave politike dhe sociale të diasporës, që është një nga prioritetet e Strategjisë së Diasporës dhe Mërgatës, e hartuar nga Ministria e Diasporës dhe e miratuar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, me këtë komision do të arrihet një përfaqësim më i madh i diasporës në vendimmarrje, objektiv strategjik ky jo vetëm i Ministrisë së Diasporës por edhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










