Kosova
Komisarja për Zgjerim e BE-së, Kos: BE-ja është ndërtuar mbi diversitetin
“Shfrytëzojeni këtë dritare mundësie, gjeopolitika ka ndryshuar dhe po shohim një angazhim të vërtetë për zgjerim në kryeqytetet e BE-së,” tha Kos në fjalën e saj, përcjell albinfo.ch.
Komisarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, tha se po shohin një angazhim të vërtetë për zgjerim në kryeqytetet e BE-së, duke u bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që ta shfrytëzojnë këtë dritare mundësie në një kohë kur gjeopolitika ka ndryshuar.
Në kuadër të Samitit të Liderëve të BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Kos zhvilloi një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
“Shfrytëzojeni këtë dritare mundësie, gjeopolitika ka ndryshuar dhe po shohim një angazhim të vërtetë për zgjerim në kryeqytetet e BE-së,” tha Kos në fjalën e saj.
Takimi i radhës në Tiranë
Duke folur për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, Kos tha se nëse do të punojnë shumë, me reforma që ndryshojnë legjislacionin, mund të kenë roaming falas për vendet e Ballkanit Perëndimor duke filluar nga 1 janari i vitit 2026.
Ajo falënderoi gjithashtu kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për propozimin e tij për të mbajtur takimin e radhës në Tiranë. “Pres me padurim takimin e radhës të liderëve në vjeshtë,” u shpreh ajo.
E pyetur se çfarë garancish mund t’i japë BE-ja Maqedonisë së Veriut se Bullgaria nuk do ta bilateralizojë më tej procesin, Kos tha: “Për Komisionin Evropian situata është e qartë. Nëse Maqedonia e Veriut do ta përmbushë dhe ndryshojë kushtetutën, gjë që nuk është e lehtë, atëherë duhet të fillojmë menjëherë me konferencën ndërqeveritare, pa vendime dhe kushte të mëtejshme politike.”
“Anëtarësimi në BE është mënyra më e mirë për të mbrojtur identitetin, kulturën dhe gjuhën e maqedonasve, sepse BE-ja është ndërtuar mbi diversitetin,” shtoi ajo më tej.
Mickoski: Nuk pranojmë imponime nën maskën e procesit evropian
Kryeministri Mickoski, nga ana tjetër, tha se janë mirënjohës për mbështetjen nga Komisioni Evropian, por gjithashtu janë edhe më të vendosur të ndihmojnë veten në zbatimin e reformave dhe transformimin e vendit.
Ai tha se këtë do ta bëjnë duke investuar, punuar, besuar në forcat e tyre dhe duke u partnerizuar me BE-në.
“Hapat tanë drejt rrugës evropiane janë me zemër dhe mendje të hapur, duke pranuar vlerat evropiane, por ne kundërshtojmë shantazhe që nuk janë pjesë e këtyre vlerave. Ne nuk pranojmë imponime nën maskën e procesit evropian,” u shpreh Mickoski.
Mickoski ndau vizionin e një Ballkani Perëndimor që i afrohet Bashkimit Evropian jo me fjalë, por me vepra, me reforma, me rezultate, me integrim që ndihet në jetën e përditshme të qytetarëve.
“Fakti që ne po organizojmë këtë samit të liderëve është një konfirmim i rëndësishëm simbolik i rëndësisë sonë rajonale dhe evropiane,” shtoi Mickoski.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












