Kultura
Komedia “një shfaqje teatri me 4 aktorë…” do të shfaqet në Zvicër
“Ky është një rast i mirë për publikun në Zvicër të shohin një komedi fantastike”, thuhet në njoftimin për media
Komedia kosovare “një shfaqje teatri me 4 aktorë do të shfaqet para publikut në Bern të Zvicrës, në teatrin Schlachthaus, me datat 20, 21 dhe 22 janar, raporton albinfo.ch.
Në këtë komedi luajnë aktorët Adrian Morina, Ernest Malazogu, Shengyl Ismaili, Shpëtim Selmani, si dhe dy muzicientët Art Lokaj e Drin Tashi, kurse tekstin e ka shkruar Jeton Neziraj, derisa regjinë e ka bërë Blerta Neziraj.
Shfaqja është realizuar nga Qendra Multimedia, e cila në teatrin Schlachthaus të Bernit ka shfaqur para dy vitesh edhe komedinë “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”.
“Ky është një rast i mirë për publikun në Zvicër të shohin një komedi fantastike”, thuhet në njoftimin për media të prodhuesit të shfaqjes.
Muzikën e shfaqjes e ka komponuar Gabriele Marangoni, koreografinë Adrienne Hart, skenografinë Petra Veber, kostumet Vesa Kraja, dizajnin e dritave Radomir Stamenkoviq, ass. Regjisore Enkeleda Simitxhiu Arifi, menaxhere skene Lendita Idrizi, ass. e produksionit Sophia Sinani, udhëheqës teknik Denis Berisha, dritat Mursel Bekteshi e Denis Berisha, fjalët Jeton Neziraj.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit20 Janar 2017
- Ora00:00
- LokacioniNë teatrin Schlachthaus,, Bernë
- Data e përfundimit22 Janar 2017 - 0:00
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










