Lajme
Komedia “Bouncers” nga Kumanova, edhe në Cyrih
Pas shfaqjes në Shqipëri dhe Kosovë, dhe pas marrjes së çmimit kryesor në festivalin “Teatri Ndryshe” në Podujevë, komedia “Bouncers” vazhdon të shfaqet para publikut shqiptar edhe në diasporë.
Bashkatdhetarët tanë në Zvicër këtë shfaqje kanë mundur ta shohin të premten, më 25 shtator në Nidau (Biel/Bienne) ndërsa sonte atë mund ta shikojnë edhe në Cyrih. Shfaqja jepet sonte në Norastrasse 20, me fillim në orën 19.30.
“Bouncers” (Sigurimi ose `Badigardët`) është një komedi e autorit britanik John Godberg, e përshtatur me regji të Qazmedin Nuredinit. Në të luajnë aktorët: Sefedin Shabani, Shkëlqim Islami, Enver Halimi dhe Qazmedin Nuredini.
“Kudo që jemi shfaqur më këtë komedi, jemi pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku. Shpresoj që edhe në Zvicër bashkatdhetarët tanë të vijnë në numër sa më të madh për të na përcjell dhe për ta shijuar këtë shfaqje, e cila është e punuar më shumë përkushtim dhe nga aktorë profesionistë. Unë besoj se do të kalojmë shumë mirë pasi që organizime të tilla mungojnë në diasporën shqiptare”, ka thënë për “albinfo.ch”, regjisori Qaszmedin Nuredini.
Komedia “Bouncers”, ka si protagonistë katër pjesëtarë të sigurimit të një lokali të natës në Britani.
“Aktorët në këtë shfaqje imitojnë dhe karikaturojnë karaktere të ndryshme. Ekzagjerimi i situatave komike duke ndërlidhur më realitetin, bën që vëmendja e audiencës mos të shkëputet për asnjë moment nga ngjarja dhe ta përjetoj atë së bashku më aktorët. Shfaqjen e bën edhe më të veçantë mundësia që u jepet aktorëve ta shfrytëzojnë imagjinatën e tyre deri në skajshmëri duke improvizuar situate të ndryshme”, pohon Nuredini.
Shfaqja “Bouncers” përveç çmimit në festivalin e Podujevës, ajo u shfaq edhe në festivalin “Skena Verore” në Ulqin, pastaj në festivalin e komedisë në Gjakovë, ndërsa pas shfaqjes në Zvicër, do të udhëtoj të shfaqet para bashkatdhetarëve tanë edhe në Gjermani e Belgjikë, kurse më pas do të shfaqet në festivalin e Tetovës, për të vazhduar tutje në Dibër dhe Ferizaj.
https://www.youtube.com/watch?v=12cahS6YXc0
E-Diaspora
-
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër Nga Kosova në “Oscar”, Luana Bajrami me film të nominuar... -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt












