E-Diaspora

Kombëtarja e Kosovës me tre lojtarë të Zvicrës

Kësaj radhe në reprezentacionin e Kosovës do të luajnë tre lojtarë nga Superliga e Zvicrës, Kristian Nushi, Imran Bunjaku dhe Albion Avdijaj

Përzgjedhësi i Kosovës në Futboll, Albert Bunjaku e ka zbuluar të hënën listën e futbollistëve kosovarë që do të luajnë në dy miqësoret e radhës, kundër Turqisë me 21 maj dhe Senegalit më 24 maj. Kësaj radhe në reprezentacionin e Kosovës do të luajnë tre lojtar nga Superliga e Zvicrës.

Përveç lojtarit të St.Gallenit, Kristian Nushit i cili ka luajtur edhe në miqësoren historike kundër Haitit, në dy miqësoret e radhës do të luajnë edhe dy lojtarët e Grasshopper-it të Cyrihut, Imran Bunjaku dhe Albion Avdijaj.

Ndërsa kësaj radhe ekipit kosovar i është shtuar edhe ish-futbollisti Kombëtares së Shqipërisë, Debatik Curri.

Ekipi i Kosovës do të luaj me këta lojtarë: Samir Ujkani (Palermo), Kushtrim Mushica (Prishtina), Julian Bibleka (Eintracht Frankfurt), Lum Rexhepi (Honka), Shkodran Metaj (Emmen), Kristian Nushi (St. Gallen), Fanol Perdedaj (Energie Cottbus), Debatik Curri (Sevastopol), Bajram Jashanica (Besa ), Anel Rashkaj (Sandnes).

Po ashtu pjesë e kombëtares së Kosovaës janë edhe:  Enis Alushi (Kaiserslautern), Liridon Krasniqi (Ankaraspor), Faton Toski (Frankfurt), Enis Bunjaku (Eintracht Frankfurt), Mentor Zhdrella (Drita), Mehmet Hetemaj (Honka), Eroll Zejnullahu (Union Berlin), Yll Hoxha (Kukësi), Imran Bunjaku (Grasshopper), Albert Bunjaku (Kaiserslautern), Albion Avdijaj (Grasshopper), Alban Bunjaku (Sevilla), Dardan Rexhepi (BP)

Ndryshe loja kundër Turqisë më 21 maj, do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, ndërsa miqësorja kundër Senegalit do të luhet në Gjenevë të Zvicrës me 24 maj. Nga Kosova i bëhet thirrje mërgimtarëve kosovarë që ta mbështetin kombëtares e Kosovës në Gjenevë.