Kosova
Komandanti i KFOR-it: Do të vijnë trupa shtesë
Bëhet e ditur nga komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, Angelo Michele Rusticcia, ka bërë të ditur rritjen e forcave të NATO-së në Kosovë, përcjell albnfo.ch.
Ai e ka quajtur sfidues këtë vit sa i përket situatës së sigurisë në vend.
Në përfundim të mandatit të tij në Kosovë, Ristuccia ka thënë në një konferencë për media se KFOR-i do të vazhdojë rolin në terren me trupa shtesë që do të vinë së shpejti.
“Ka qenë një vit tejet sfidues për ne. Kjo krizë ka kërkuar orvatje ushtarake dhe diplomatike për të krijuar situatë më stabile. Situata është bërë më e ndërlikuar për shkak të disa faktorëve, mosbesimit mes palëve, çështjeve të pazgjidhura të gjata, narrativave toksike gjatë këtyre javëve, janë ndërmarrë shumë veprime. Trupa shtesë do të vazhdojnë të vijnë edhe nga aleatët e tjerë”, ka thënë ai.
Ristuccia ka theksuar se vetëm një zgjidhje politike mund të sjellë paqe në rajon, duke theksuar se situata tani është më e qetë se që ka qenë disa javë më parë.
E për logot e KFOR-it që u gjetën pas sulmit në Banjskë, e që ishin përdorur nga sulmuesit serbë, Ristuccia ka deklaruar se KFOR-i po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme.
“Janë duke u bërë hetime dhe kemi ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të zvogëluar rrezikun e asaj që ne e quajmë ‘sulm nën flamur të rremë’”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve











