Lajme
Kolona të gjata në Merdare
Sipas raporteve nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar sot deri në orën 10:30 kolona në dalje të pikës kufitare në Merdare është deri 3 kilometra
Kthimi i bashkatdhetarëve në vendet e tyre të punës sërish ka shkaktuar kolona të gjata në dalje të Kosovës për në Serbi, në pikëkalimin kufitar Merdarë, por edhe të Dheu i Bardh. Sipas medieve në Prishtinë të ci;at i referohen policisë kufitare, kolonat deri në mesditë kanë qenë disa kilometra.
Sipas raporteve nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar sot deri në orën 10:30 kolona në dalje të pikës kufitare në Merdare është 3 kilometra.
Ndryshe, ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë vazhdimisht po përcillet me kolona të gjata, për shkak të neglizhencës që po bëjnë autoritetet kufitare serbe. Edhe gjatë festave të fundit, por edhe gjatë muajve të verës bashkatdhetarët po presin me orë të tëra në kufirin Kosovë-Serbi. Kolonat po bëhen edhe për shkak të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve që aplikohet për mërgimtarët, 20 euro në muaj për veturat e rëndomta.
Policia e Kosovës, ndërkaq iu ka bërë thirrje diasporës që t’i shfrytëzojnë edhe pikëkalimet tjera kufitare për t’i ikur tollovisë, asaj në Muçibabë dhe Mutivodë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













