Futboll
Kololli tregon pse nuk luajti ndaj Ishujve Faroe
Benjamin Kololli shënoi dy gola për Kosovën ndaj Maltës në Ligën e Kombeve, megjithatë, për shkak të lëndimit nuk luajti ndaj Ishujve Faroe.
Kololli luajti të shtunën për Zurichun duke shënuar nga penalltia ndaj Young Boys.
Nëpër opinion është përfolur pse mungoi ai ndaj Ishujve Faroe. Për t’i shuar të gjitha dilemat, ka reaguar vetë futbollisti shqiptar.
“Dua të sqaroj për gjithë opinionin e gjerë për tifozët Dardanë, të gjithë kosovarët për mos udhëtimin tim në ndeshjen mes Kosovës dhe Ishujve Fareoe, ka qenë për shkak të përsëritjes së një lëndimi që kam vuajtur në 4 ndeshjet paraprake para ndeshjes me Maltën dhe gjatë ndeshjes me Maltën më është përsëritur lëndimi. Kjo ka qenë e gjithë arsyeja e mos udhëtimit tim dhe jo diçka tjetër për çka është folur. Fatmirësisht nuk ka qenë lëndim serioz, por më është dashur t’i kem 10 ditë pushim për shkak të kalendarit. Jam rikthyer shumë shpejt pas ekzaminimeve mjekësore do të rikthehem edhe për Kombëtaren më i fortë se kurrë në ndeshjet e ardhshme!”, ka shkruar Benjamin Kololli në “Facebook”.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













