Futboll
Koleksioni i veturave luksoze të Xherdan Shaqirit vlen mbi 1 milion euro
Futbollisti i Liverpoolit Xherdan Shaqiri, ka poseduar një koleksion mahnitës të veturave, ashtu siç është CV-ja e tij në futboll.
CV-ja e Xherdan Shaqirit është mahnitëse dhe mbushur me suksese të njëpasnjëshme në futboll që prej karrierës së tij në Basel, Bayern Munich, Inter e tani në Liverpool.
Por, edhe koleksioni i tij i veturave është po aq i mrekullueshëm, shkruan tabloidi britanik The Sun.
Futbollisti i talentuar nga Kosova ka në dispozicion dy vetura të modelit Rolls Royce, një Bentley, Mercedes G-Wagon, si dhe një koleksion të veturave Volkswagen.
Ish-ylli i Stoke Cityt, i cili shpreson ta drejtojë Liverpoolin drejt triumfit në Premierligë këtë edicion, pëlqen të fotografohet me veturat e tij.
Dhe mediumi prestigjioz anglez ka përpiluar listën e veturave në koleksionin e reprezentuesit të Zvicrës.
Rolls Royce Wraith
Pa dyshim Rolls Royce është njëra prej veturave më të pëlqyera nga emrat më të mëdhenj të futbollit.
Wraith, model i Rolls Royce, të cilin e posedojnë edhe futbollistët e Manchester Unitedit, Paul Pogba dhe Romelu Lukaku, ka një motor 6.6 V12 dhe e arrin shpejtësinë prej 100km/h për 4.4 sekonda.
Vlera fillestare e kësaj vetura në treg është rreth 250 mijë funte.
Rolls Royce Wraith (e zezë)
Wraith me ngjyrë të zezë është një tjetër veturë, e cila rri mjaft mirë në koleksionin e Xherdan Shaqirit.
Ndryshe, ky model paraqet një veturë aq të fuqishme, po aq edhe të bukur. Natyrisht, Shaqiri mund të ketë dyshime për këto vetura se me cilën të dalë jashtë.
Bentley Continental
Bentley është njëra prej veturave më me klas që futbollistët e Premierligës mund ta kenë.
Parkingu i qendrës stërvitore të Manchester Unitedit më parë ishte i mbushur me vetura të tilla, por edhe Shaqiri është tifoz i flaktë i këtij modeli.
Continental, modeli që kushton 168 mijë funte, ka një kapacitet prej 626 kuajfuqi dhe arrin shpejtësinë deri në 321km/h.
Mercedes G-Wagon
Një veturë tjetër e mrekullueshme në koleksionin e Xherdan Shaqirit është edhe Mercedes.
Modeli G-Wagon, të cilin gjilanasi e posedon, ka një kapacitet prej 571 kuajfuqi, i cili ka mundësi ta rrisë shpejtësinë edhe për 200 km/h.
Por, edhe ngjyra e kuqe e këtij modeli që posedon Shaqiri, është thjesht e jashtëzakonshme, shkruan Zëri.
VW Touareg
Kur Xherdan Shaqirit nuk i pëlqen të dalë me Rolls Royce apo Bentley, pa dyshim atëherë ai ka opsione të tjera.
Zvicerani gjithashtu vozit edhe një Volkswagen Touarek, i cili kushton mbi 47 mijë funte, është 4×4 si dhe është rival i Audi Q7, Porche Cayenne dhe BMW X5.
Kjo veturë ka një kapacitet prej 335 kuajfuqi dhe e arrin shpejtësinë prej 100km/6 për 5.6 sekonda.
VW Arteon
Një tjetër Volkswagen ndodhet në garazhin e Shaqirit, por kësaj radhe i modelit Arteon.
Kjo veturë ka një çmim fillestar prej 34 mijë funtesh dhe përshkruhet si veturë e përsosur.
Megjithatë, nuk është një veturë të cilën shumë futbollistë e përdorin, por që ylli i Liverpoolit e vozit atë kur shkon në stërvitje në “Melwood”.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











