Lajme
Kohler e Makolli diskutuan me studentët e UBT-së
Kryetari i Delemontit, Pierre Kohler i ka quajtur të rinjtë e Kosovës dhe studentët e UBT-së, e tashmja dhe e ardhmja e vendit
Kryetari i komunës së Delemontit të kantonit Jura në Zvicër,
Pierre Kohler dhe ministri i Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, kanë marrë pjesë në debatin e organizuar sot në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), në temën “Organizimi i sistemeve të kantoneve në Zvicër”, thuhet në një komunikatë për shtyp të UBT-së.
Të pranishëm në debat ishin profesorë të UBT-së, studentë dhe të interesuar të tjerë.
Presidenti i UBT-së, dr. Edmond Hajrizi përshëndeti mysafirët duke theksuar se UBT është një universitet që ka traditë të gjatë në organizimin e debateve nga fusha të ndryshme, me interes për studentët dhe për opinionin e gjerë.
Duke folur para pjesëmarrësve në debat, Pierre Kohler i ka quajtur të rinjtë e Kosovës dhe studentët e UBT-së, e tashmja dhe e ardhmja e vendit, vazhdon komunikata. Ai ka folur me fjalë miradije për shtetin e Kosovës, duke tërhequr vëmendjen se një shtet që ka përjetuar një luftë të tmerrshme, është normale që të ketë probleme në zhvillimin e tij, por me kalimin e kohës vendi do të zhvillohet dhe do të arrijë standardet e larta të zhvillimit dhe të përparimit.
Kohler ka shpjeguar në hollësi organizimin shtetëror të Zvicrës, duke vënë theksin në faktin se të gjithë udhëheqësit janë të zgjedhur me vota të qytetarëve, të gjitha vendimet në të gjitha nivelet merren me konsensus të plotë, me gjithë diversitetet e shumta që e cilësojnë Zvicrën.
Gjithashtu, ai tha se të gjitha vendimet e rëndësishme për jetën e qytetarëve dhe për çështje me rëndësi merren edhe me referendum popullor, që është forma më e lartë e demokracisë süe drejtpërdrejtë.
Kohler, që cilësohet një mik i madh i shqiptarëve, ka folur edhe për organizimin dhe integrimin e shqiptarëve në Zvicër. Ai foli me fjalë shumë të zgjedhura për organizimin dhe kontributin e shqiptarëve në kantonin e Juras, si dhe në shtetin e Zvicrës në përgjithësi. Kohler po kështu tha se komuniteti shqiptar në Zvicër është një urë shumë e mirë lidhëse në miqësinë dhe bashkëpunimin shumë të mirë që ka shteti i Zvicrës me Republikën e Kosovës.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, foli në debat për kontributin e madh që ka dhënë dhe po jep në vazhdimësi shteti i Zvicrës për Kosovën, duke qenë një nga shtetet e para që ka dhënë viza në Prishtinë për qytetarët e Kosovës, duke qenë një nga shtetet e para që është deklaruar se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur dhe një nga shtetet e para që e ka njohur Republikën e Kosovës.
Makolli po kështu përkujtoi se Zvicra është një nga vendet që ka investuar më së shumti në Kosovë, si dhe ka dhënë kontributin e saj duke qenë pjesë e misioneve ndërkombëtare në Kosovë.
Një theks të veçantë ministri Makolli e vuri te komuniteti kosovar në Zvicër, i cili numëron mbi 230 mijë qytetarë. Ai theksoi se ky komunitet jep një kontribut të madh për Zvicrën, por edhe për vendlindjen, si dhe për lidhjet mes të dy shteteve.
Ministri Makolli theksoi tendencën që gjithnjë e më shumë të rinj me prejardhje nga Kosova të ndjekin studimet dhe të përgatiten si kuadro akademike, dhe theksoi se ministria që ia drejton do të japë kontributin e saj në këtë drejtim.
Kryetari i komunës së Delemontit të kantonit Jura në Zvicër,
Pierre Kohler, dhe ministri i Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, zhvilluan u përgjigjën në vijim të debatit edhe në një varg pyetjesh e çështjesh të shtruara për diskutim nga pjesëmarrësit, profesorët dhe studentët e UBT-së, thuhet në fund të komunikatës.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











