Opinione
Kohezioni social dhe kujdesi i duhur për shoqërinë përballë Covid-19
Çfarë kontributi i parimit të subsidiaritetit të sigurimit social në kohezionin social dhe cila është e ardhmja e “Shtetit të mirëqenies” në shoqëri në mes të pandemisë Covid-19? Në përgjithësinë e saj, subsidiariteti konsiston në faktin “e lejimit të individëve ose grupeve të vogla të veprojnë, për aq sa është e mundur, dhe të lejojnë ndërhyrjen e komuniteteve më të mëdha atë të Shtetit ose të një komuniteti të Shteteve vetëm nëse individët ose grupet e vogla nuk mund të japin përgjigje të kënaqshme për problemet që u paraqiten atyre”. Gjithashtu, ne mund të konsiderojmë se parimi i subsidiaritetit gjen vendin e tij në të drejtën ndërkombëtare (OKB, ONP, BE) dhe në rendin juridik nacional në disa vende të caktuara.
Është e qartë, në radhë të parë, që individët ose entitetet më të vogla janë të interesuar të japin përgjigje problemeve të tyre. Nga ana tjetër, subjektet më të mëdha, Shteti ose komuniteti i Shteteve, këto të fundit i zavencojnë të parët për të dhënë përgjigje të kënaqshme problemeve të paraqitura. Në këtë kuptim ato janë subsidiare.
Aktualisht, në një shoqëri të njohur si “shoqëria Covid-19”, subsidiariteti ka markuar shpirtin e “Shtetit të mirëqenies” i cili lufton për të kapërcyer vështirësitë e tij për të vepruar. Në këtë kontekst, ekziston një “Shtet i mirëqenies” për të cilin ne kishim shpresuar në vitet 1980, i cili u vu në vështirsi të rëndë përballë Covid-19 duke luajtur një rol shumë të plogësht.
Një “Shtet i mirëqenies” në fillim i shqetsuar përballë epidemisë Covid-19, sot është zëvendësuar nga familja dhe shoqëria civile. Një “Shtet i mirëqenies” me një rol subsidiar dhe një rol shumë aktiv që kan luajtur shoqëria civile dhe familja, një solidaritet me të afërmit e tyre më të ngushtë dhe të moshuarit në radhë të parë.
Sot, ne kemi nevojë për një shoqëri të bashkuar që është më e hapur për një mbrojtje sociale efektive përmes shoqatave, shoqërisë civile, punëve bamirëse dhe fetare dhe për nji kohezionin shoqëror me pjesëmarrjen aktive të të gjithë akterëve socialë.
Për më tepër, kriza shëndetësore me të cilën përballet “Shteti i mirëqenies” është një mundësi që nuk duhet humbur nga ky i fundit. Kështu, ideja e vaksinimit për të gjithë popullsinë, e njohur si “universal”, jo sipas nevojës, duhet përfshirë peshimin e disa parametrave shëndetësor-social-financiar nga një vend në një tjetër në mënyrë që të mbrojë të gjithë popullsinë dhe të promovoj një shoqëri të shëndetshme, i denjitetshëm për emrin e saj! Për ndryshe, ky koncept i vaksinimit “universal” që po shfaqet në horizont do të ndihmonte sigurimin e kujdesit të duhur për secilin në veçanti dhe për të gjithë në përgjithsi.
Abdulah Ahmedi, Docteur en droit
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025








