Kuriozitete
Koha para ekranit nuk çrregullon gjumin tek fëmijët

Ekranet janë shndërruar në një element shoqërues i përditshmërisë së fëmijëve, ndërsa trendet e rritjes së kohës të cilën fëmijët e kalojnë para ekraneve të pajisjeve elektronike, janë bërë një shqetësim i përhershëm i prindërve dhe krijuesve të politikave.
Studimet e publikuara më parë thoshin se 50 deri në 90 për qind të fëmijëve të moshës shkollore nuk mund të kenë gjumë të mjaftueshëm, duke hedhur fajin te përdorimi i teknologjive, megjithatë, gjetjet e reja të hulumtimit nga “Oxford Internet Institute”, i cili vepron në kuadër të Universitetit të Oxfordit, flasin se koha e kaluar para ekranit të pajisjeve dixhitale ka shumë pak efekt praktik mbi gjumin e fëmijëve.
Studimi në fjalë është zbatuar duke përdorur të dhëna nga sondazhi i vitit 2016, i bërë në Amerikë mbi shëndetin e fëmijëve, ku prindërit kanë shkruar për veten, fëmijët e tyre dhe familjen.
“Gjetjet flasin se marrëdhënia mes gjumit dhe ekranit të përdorur nga fëmijët është jashtëzakonisht modeste”, shkruan profesori Andreë Przybylski, autor i studimit të botuar në Journal of Pediatrics.
“Çdo orë e kaluar para ekranit është lidhur me 3 deri në 8 minuta më pak gjumë natën”, shkruan më tej. Siç sqaron profesori Przybylski, ndërsa ekziston një lidhje ndërmjet kohës para ekranit dhe gjumit të një fëmije, ajo mund të jetë shumë e vogël që të bëjë një ndryshim në çrregullimin e gjumit të një fëmije.
“Për shembull, kur krahasoni gjumin mesatar të një të riu i cili nuk përdorë teknologjitë ( 8 orë e 51 minuta) me gjumin e një adoleshenti i cili kalon 8 orë para ekranit (në 8 orë e 21 minuta), vëreni se dallimi është i parëndësishëm. Faktorët tjerë të njohur, siç janë fillimi i shkollës herët në mëngjes, kanë një efekt më të madh mbi gjumin e fëmijës”, thuhet në studimin e Universitetit të Oxfordit. Studimi në fjalë është zbatuar për të dhënë përgjigje ndaj shqetësimeve të prindërve se fëmijët i marrin pajisjet në shtrat dhe vazhdojnë t’i përdorin kur në kohën duhet të flenë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri