Maqedonia
Kocijas viziton Shkupin, çështja kontestuese mbetet identiteti dhe Kushtetuta
Gjatë takimit të sotëm mes ministrit të jashtëm grek Nikos Kocijas dhe kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev në Shkup, ky i fundit ka thënë se është koha për vendime lidershipi dhe kompromis mes palëve, shkruan albinfo.ch.
“Fokusi i bisedimeve tona duhet të jetë e ardhmja e dy vendeve. Duhet të jemi të vendosur dhe të bëjmë hapa që do të na çojnë më afër zgjidhjes së çështjes së vetme të hapur midis dy vendeve tona,” tha Zaev.
Kocijas gjatë vizitës dyditore në Shkup, krahas kryeministrit takoi edhe zv.kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe kryeparlamentarin, Talat Xhaferi. Ndërsa agjendën e takimeve e përmbylli me liderin e partisë opozitare Vmro-DPMNE, Hristijan Mickoski.
Siç bëhet e ditur Shkupi dhe Athina akoma kanë mosmarrëveshje, që kryesisht lidhen me ndryshimin e Kushtetutës dhe identitetit maqedonas. Sa i takon emrit më i përfoluri është “Gorna Makedonija”, por sipas palës greke ky emërtim nuk duhet të përkthehet në tryezat ndërkombëtare.
Lideri i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti ka bërë të ditur se nuk do pranonte emra për shtetin si “Sllavo Maqedonia” ose “Republika Kombëtare/Nacionale Maqedonase”.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









