Kosova
KMDLNJ: Publikimi i listave të veteranëve, shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirin e Njeriut vlerëson se publikimi i listave me veteranë mashtrues por edhe me veteranë të vërtetë, është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirin e Njeriut vlerëson se publikimi i listave me veteranë mashtrues por edhe me veteranë të vërtetë, është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.
“Publikimi i listave të veteranëve që dyshohen të jenë mashtrues, e të gjitha të dhënat personale, pa një vendim të gjykatës kompetente, përveç se paraqet shkelje të rëndë të Ligjit për ruajtjen e të dhënave personale, në të njëjtën kohë paraqet shkelje flagrante të drejtave të njeriut, i cili është i dënueshëm me të gjitha ligjet dhe dokumentet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërkombëtare dhe kombëtare. Për më keq, në këto lista, tash të zgjeruara, ka emra, kontributi i të cilëve nuk mund të kontestohet me asgjë në luftën e fundit në Kosovë”, thuhet në reagim.
KMDLNJ kërkon të vazhdojë procedura gjyqësore ndaj atyre që kanë përfituar kundërligjshëm nga statusi i veteranëve mashtrues si dhe ndaj atyre që ua kanë mundësuar këtë veprim, pa ndërhyrje politike dhe pa ndërhyrje të grupeve të tjera të interesit. Po ashtu kërkohet nga të gjitha palët të përmbahen nga fjalori i dhunshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dardanet e diasporës Kombëtarja e Kosovës është përplot me futbolliste që kanë lindur ose luajnë jashtë vendit, shumica prej...
-
Riola Xhemaili, shqiptarja që përfaqëson Zvicrën në Evropian
-
Një zë i urtë, një grua e fortë: Shyhrete Rexhaj, në mbrojtje të shëndetit mendor të komunitetit shqiptar në Zvicër
-
Hopp Schwiiz me Riola Xhemailin në EURO 2025
-
Ticino: Kapet shqiptari me 9 kilogramë kokainë në makinë
Jeta në Austri
-
Austria: Refuzimet mjekësore dhe testet psikologjike po vështirësojnë rekrutimin e policëve Procesi i rekrutimit për Policinë e Austrisë po përballet me sfida të konsiderueshme, për shkak të...
-
Austri: Viti i dytë i detyrueshëm i çerdhes do të hyjë në fuqi deri në vitin 2027
-
Austri – Gjermani: Zemërim për bllokimet e trafikut të shkaktuara nga kontrollet kufitare
-
Austri: SPÖ dhe NEOS arrijnë marrëveshje për koalicionin e ri në Vjenë
-
Treni i ri veror “i gjumit” do të lidhë Vjenën dhe bregdetin kroat