Kosova
KMDLNJ: Kufizimi i lirisë së lëvizjes do të sjell krizë refugjatësh nga Kosova
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut me anë të një njoftimi është deklaruar se “A po kushtëzohet liberalizimi i vizave me bisedimet politike Kosovë- Serbi”.
Sipas KMDLNJ-së, Kosova është i vetmi vend i Ballkanit ( që merret si rajon më problematik krahasuar me pjesën tjetër të Europës ) , qytetarët e së cilës e kanë të kufizuar skajshmërisht lirinë e lëvizjes.
“Liria e lëvizjes është e drejtë elementare e njeriut , vlerë demokratike e cila afirmohet dhe mbrohet me të gjitha dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut duke filluar nga Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara , Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe kushtetutat e shteteve përkatëse , në rastin konkret , Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.
Sipas njoftimit fillimisht ishte UNMIK e pastaj UNIMK- u i EULEX-izuar që kanë pasur përgjegjësi kryesore në fushën e sundimit të ligjit , luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të profilit të lartë , luftës kundër narkotikëve dhe trafikimit e sidomos luftës kundër atyre që janë dyshuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit .
“Për çdo sukses , meritat kanë shkuar në adresë të Brukselit kurse për çdo dështim përgjegjësia është adresuar te institucionet e Kosovës përkatësisht te liderët të cilët , thuaja në asnjë rast nuk janë zgjedhur pa bekimin e ndërkombëtarëve sikur që asnjë koalicion qeverisës ( edhe ky i fundit ) nuk është bërë pa pëlqimin dhe kundër vullnetit të faktorit ndërkombëtar. Ndërkombëtarët , në jo pak raste kanë ndërtuar raport klientelist me një pjesë të politikës për të cilën ka pasur dhe ka informata se është e kriminalizuar sikur edhe me një pjesë të shoqërisë civile e cila nuk është aspak më e ndershme se politika e kriminalizuar dhe , në këtë mënyrë kanë ndikuar drejtpërdrejtë në dinamikën e zhvillimin e proceseve si edhe i kanë dhënë drejtimin këtyre proceseve duke i futur në një rrugë qorre me vetëm një dritë të bardhë , kushtëzimi i procesit të liberalizimit të vizave , jo me përmbushje të kritereve ( që do të ishte shumë në rregull dhe e pranueshme ) por me kushtëzime dhe shantazhime të natyrës politike siç po bëhet me procesin e negociatave”, kanë deklaruar KMDLNJ-ja.
Sipas KMDLNJ-së, korrupsioni i profilit të lartë në Kosovë është bërë nga “ peshkaqejt “ e mëdhenj ndërkombëtarë dhe politikanët hajdutë kosovarë.
“Kujtojini aferat në Post Telekomin e Kosovës ku drejtuesit e saj ndërkombëtarë janë akuzuar për korrupsion miliona euro , janë larguar nga Kosova dhe asnjëherë nuk janë përballur me drejtësinë. Apo , tenderët për ndërtimin e auto udhëve miliarda euro ( më të kushtueshmet në botë ) ku pjesë apo motor i korrupsionit kanë qenë ndërkombëtarët përfshirë këtu edhe ambasadorë sikur edhe tregtimi me viza Shengen ku , gjithashtu , në ballë kanë qenë ambasadorë dhe ata me status diplomatik. Thuaja në shumë ambasada kanë shpërthyer afera korruptive e që janë menaxhuar në atë mënyrë që të mos e marrin formën e skandalit dhe përzierjen e shtetit”, ka shkruar KMDLNJ.
KMDLNJ ka deklaruar se ndërhyrja politike ka metastazuar si kancer në të gjitha segmentet kryesore të institucioneve të Kosovës. Shkurt , nuk ka post me rëndësi në fushën e sigurisë , prokurorisë apo gjyqësorit në Kosovë ku nuk keni ndërhyrje të politikës vendore dhe sidomos ndërkombëtare .
“Liberalizimi i vizave ishte një argument dhe premtim për lehtësim të marrjes apo mbajtjes së pushtetit sikur që mund të përdoret si argument për rrëzim të pushtetit. Gabimi i këtyre që qeverisin sot është se kanë caktuar afate kohore kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm pa viza , sigurisht duke u mbështetur në përmbushje të kritereve e që në një mënyrë e kanë pranuar edhe vet ndërkombëtarët. Ishte një premtim i ndërkombëtarëve se Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi ( e që për tjerat vende ky kriter nuk vlente ) ishte kushti i fundit për liberalizim të vizave e doli të mos jetë ashtu”, thuhet tutje në deklaratën e KMDLNJ-së.
Pas paralajmërimit se në vitin 2018 mund edhe të mos ketë liberalizim të vizave Kosova do të përballet me shumë probleme që do të kenë ndikime edhe në zhvillime rajonale.
“Qytetarët e Kosovës mund të rebelohen dhe të kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet vendore për mos përmbushje të premtimeve për lëvizje të lirë . Opozita mund të instrumentalizojë këtë pakënaqësi qytetare ndonëse as vet , sa ishte në pozitë , nuk bëri më shumë se që po bënë pozita . Këtë situatë krize opozita me një pjesë të pozitës mund ta shfrytëzojë për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme. Pakënaqësitë dhe rebelimi mund të drejtohen edhe kundër ndërkombëtarëve që në Kosovë po zbatojnë standarde të dyfishta duke iu nënshtruar interesave politike dhe për këtë sillen si oportunistë politikë. Protestat dhe rebelimi mund të marrë karakter të dhunshëm i cili vështirë se do të mbahet nën kontrolle”, thuhet në deklaratën e gjatë të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut .
Ata thonë se ‘do të kemi thellim të madh midis subjekteve politike të Kosovës që vazhdimisht do ta mbajnë vendin nën presion’.
Sipas tyre kjo do të sjellë krizë të re të refugjatëve dhe qytetarët e Kosovës që mund të mësyejnë kufinjve të shteteve fqinje duke kërkuar mundësi për kalim ilegal të kufirit , drejt vendeve perëndimore.
“Nga aspekti i të drejtave të njeriut , kufizimi i lirisë së lëvizjes , futja në geto vetëm për qytetarët e Kosovës paraqet shkelje flagrante të drejtave të njeriut si vlerë e shtuar e demokracisë aq më parë që Kosova nuk bënë asnjë përjashtim krahasuar me vendet e rajonit në përmbushjen e kritereve dhe standardeve të kërkuara për të përfituar nga procesi i liberalizimit të vizave. Nëse disa vende hezitojnë që Kosova të ketë proces të liberalizimit të vizave shkaku se mund të vërshohen nga azilkërkuesit legalë , atëherë , në të kundërtën askush nuk mund të garantojë se vendet perëndimore nuk do të vërshohen nga azilkërkuesit ilegalë të cilët shumë më vështirë do të , krahasuar me azilkërkuesit legalë”, thuhet në fund të deklarimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











