Sport
Klubit të xhudos “Ippon” i shtohet një shqiptar nga Shkupi
Hamzë Jashari, i lindur e rritur në Shkup, tashmë është bërë pjesë e klubit të xhudos, “Iponn”.
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka, i cili ka thënë se së shpejti Jashari do ta përfaqësojë Kosovën, e po ashtu, e ka cilësuar si një xhudist të talentuar, përcjell albinfo.ch.
“Këto suksese inkurajuan dhe unë me dëshirë po e pranoj në klubin e xhudos “Ippon” një shqiptar të lindur në Shkup, një talent që besoj do të arrijë rezultate kulminante në të ardhmen. Hamzë Jashari është tashmë pjesë e klubit tonë dhe po ashtu në procedurë për marrjen e shtetësisë! Potencial për Lojëra Olimpike në Paris 2024”, ka njoftuar përmes Facebook-ut Kuka.
Ai po ashtu ka përmendur rastin e xhudistes Loriana Kuka, e cila para dy vjetëve erdhi nga Zvicra në Kosovë, kurse tash figuron ndër xhudistet më të mira në botë.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











