Lajme
Klubi i njohur italian, në garë për Rashicën
Klubi italian e sheh yllin kosovar si pasardhës ideal të Jose Callejonit, i cili pritet të largohet nga “San Paolo”.

Milot Rashica, sipas të gjitha gjasave është duke e kaluar sezonin e fundit në Werder Bremen.
Ylli kosovar është në kërkim të një eksperience të re, pasi shkëlqeu në dy sezonet e fundit në Gjermani.
Kohëve të fundit, interesim për vushtrriasin kanë shfaqur dy klubet angleze, Liverpool dhe Aston Villa.
Mirëpo, e përditshmja italiane “Corriere dello Sport” shkruan se interesim për përfaqësuesin kosovar ka shprehur edhe Napoli.
Klubi nga Serie A e sheh futbollistin ofanziv si zëvendësues ideal të Jose Maria Callejonit.
Rashica mund të luajë në të dy krahët dhe mund t’i kryejë shumë punë Napolit.
Ai i ka zhvilluar 24 ndeshje këtë sezon me Werderin në Bundesligë dhe në Kupën e Gjermanisë.
Miloti i ka realizuar 10 gola dhe i ka dhuruar 5 asistime deri tash këtë edicion.
Sipas “Transfermarkt”, vlera e Rashicës është 35 milionë euro, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti