Futboll
Klopp, i detyruar të kthejë sytë nga Shaqiri
Në pritje të komfirmimit zyrtar për mungesën e Firminos, por edhe të Mohamed Salah në gjysmëfinalen e kthimit të Championsint me Barcelonën, tashmë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka nisur të mendojë për lojtarët që do t’i zëvendësojnë.
Tekniku gjerman është i detyruar të improvizojë një formacion sulmues, për të tentuar një përmbysje të madhe pas humbjes 3-0 në “Camp Nou”.
Parimisht, Daniel Sturridge duhet të bëjë numrin 9, ndërsa për rolin e egjiptianit Salah do të vendoset mes Origit dhe Shaqirit.
Sulmues belg, me origjinë keniane, duket më i avantazhuar se futbollisti shqiptar. Ai shënoi golin e fitores ndaj Newcastle, që mban ende në lojë “The Reds” për marrjen e titullit në Premier League.
Liverpoolit i duhet të paktën 3 gola (dhe të fitojë me 11-metërsha) për të eliminuar Barcelonën, e në këtë kontekst nuk ka shumë zgjedhje taktike, veçse të sulmojë me gjithë artilerinë që ka në dispozicion. Edhe nëse nuk do të jetë titullar, duket i pashmangshëm aktivizimi i Xherdan Shaqirit, të paktën gjatë lojës, duke parë mungesat e rëndësishme në fazën sulmuese.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










