Bota

Kjo linjë ajrore zvogëlon numrin e fluturimeve

Linja ajrore sllovene “Adria Airways” do të reduktojë ndjeshëm numrin e fluturimeve në sezonin veror, i cili fillon më 31 mars dhe disa fluturime madje janë ndërprerë, transmeton Seebiz, duke iu referuar gazetës sllovene “Dnevnik”. 

Siç thuhet në tekst, Adria do të ndërpresë fluturimet nga Lubjana drejt Moskës, Dusseldorfit, Varshavës, Kievit, Bukureshtit, Dubrovnikur, Gjenevës dhe Hamburgut. 

Në të njëjtën kohë, kjo linjë ajrore do të zvogëlojë numrin e fluturimeve nga Lubjanë për Kopenhagë, Paris dhe Podgoricë.